Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit

7 muaj ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk sheh mundësi që çështja e targave me Kosovën të zgjidhet para 1 shtatorit dhe shtoi se ai beson se Kosova me shumë gjasa do të nisë fushatën për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

“Nuk mendoj se do të ketë shumë sukses në këtë çështje. Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në Bruksel se do të jetë i suksesshëm dhe se serbët do të jenë të interesuar që t’i ndryshojnë targat. Le të shohim, është një proces që do të zgjasë. Nuk ka asnjë shans që kjo çështje të zgjidhet para 1 shtatorit”, deklaroi Vuçiç të martën, më 30 gusht.

Pas ndërmjetësimit të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, më 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për çështjen e dokumenteve të identitetit. Megjithatë, vendimi i Prishtinës për riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Sikurse vendimi i dokumenteve për hyrje-dalje dhe ai për targat u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët ngritën barrikada në veri të Kosovës.

Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Vuçiq tha se mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim pas samitit të vendeve të Ballkanit dhe vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe disa përfaqësuesve të tjerë evropianë, por shtoi se atij i duket se aktualisht nuk ka mundësi për përparim.

“Nuk ka dëshirë në Prishtinë për të diskutuar për zgjidhje racionale dhe zgjidhje kompromisi. Ndoshta jam vetëm unë, ndoshta evropianët e dinë më mirë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se Serbia është “gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare në të gjitha rastet dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare”. Ai tha se e vetmja politikë zyrtare e Beogradit është respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha rezolutat ndërkombëtare.

Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, deklaroi më 29 gusht se çështja e targave është më e vështira për t’u zgjidhur. Megjithatë, ai shtoi se mbetet “optimist” sa i përket mundësisë së zgjidhjes së këtij problemi. /evropaelire

Tags: Aleksandar VuçiçkosovaPresidenti i Serbisëtargat

TË LIDHURA

Gjykata Speciale: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kryesore

Gjykata Speciale: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

11:42 | 20/03/2023
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Next Post
Zbulohet romanca e supozuar e Shakirës me Rafael Nadal

Zbulohet romanca e supozuar e Shakirës me Rafael Nadal

BE ‘e ndarë’ për ndalimin e vizave për rusët

BE ‘e ndarë’ për ndalimin e vizave për rusët

Rihapja e basteve sportive, Tabaku thumbon Ramën: Çka ndryshuar nga dje?!

Rihapja e basteve sportive, Tabaku thumbon Ramën: Çka ndryshuar nga dje?!

JU REKOMANDJOMË

670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, Rama: Fondet i mban Majko, mua më akuzojnë

670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, Rama: Fondet i mban Majko, mua më akuzojnë

4 vjet ago
“Ngritja e SPAK është lajm i mirë”/ Shefja e ONM: Ende 600 dosje në përpunim

“Ngritja e SPAK është lajm i mirë”/ Shefja e ONM: Ende 600 dosje në përpunim

3 vjet ago
“Dosja e policisë së drogës”/Si Habilajt “kapën” ish-drejtorin e Vlorës

“Dosja e policisë së drogës”/Si Habilajt “kapën” ish-drejtorin e Vlorës

5 vjet ago
Meksikë/ Shtohet numri i viktimave të tërmetit, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Meksikë/ Shtohet numri i viktimave të tërmetit, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

5 vjet ago




TË FUNDIT

“I dërgonte foto me mua në krevat”, gruaja rrëfen se si e tradhti burri me ish të dashurën e rinisë
Stil

“I dërgonte foto me mua në krevat”, gruaja rrëfen se si e tradhti burri me ish të dashurën e rinisë

by mirseda
12:03 | 20/03/2023
0

Melaizja është një bashkëshorte dhe nënë që ka ardhur të tregojë konfliktet e saj familjare në “Shihemi...

Gjykata Speciale: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

11:42 | 20/03/2023
Raporti i Lumturisë, Shqipëria përkeqësohet, mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë

Raporti i Lumturisë, Shqipëria përkeqësohet, mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë

11:40 | 20/03/2023
Qendrën e masazheve e kthyen në ‘fole’ prostitucioni, 4 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe administratorja

Qendrën e masazheve e kthyen në ‘fole’ prostitucioni, 4 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe administratorja

11:34 | 20/03/2023
Digjet raundi i tretë për Presidentin/Balla: Tani zgjedhim kandidatin tonë

Berisha “non grata” dhe nga BE? Balla: I jam referuar deklaratave te Von der Leyen

11:28 | 20/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com