Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“O burracak, të ka çmendur 7 korriku”, Berisha i shkon Ramës te karrigia, i dalin gardistët: S’e rrah jo!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“O burracak, të ka çmendur 7 korriku”, Berisha i shkon Ramës te karrigia, i dalin gardistët: S’e rrah jo!

Seanca e djeshme në Kuvend ishte me akuza e kundër-akuza të forta. Kryeministri Rama u përfshi në një debat të fortë me kreun e “Foltores”. Përplasja e fortë mes Berishës dhe Ramës nisi për rezolutën e Kosovës. Rama tha në fjalën e tij se Berisha nuk i shpëton dot historisë, duke e akuzuar se ka privatizuar Shqipërinë, ka dërguar naftë në Serbi dhe ka shpallur terrorist Hashim Thaçin. “Historia të del përpara. Ju thotë jeni të padëshirueshëm. Mbaroj historia jote, ik tani! Çoi naftë Millos atje. E bëtë Hashim Thaçin terrorist. Ktheve Shqipërinë në pronë private, por të vjen historia përpara. Ja si vjen, si nisi kjo punë. Paska nis nga Kremlini dhe na e paskan votuar këta. Asnjë fjalë për Dick Martyn. Ju jeni gati të shkoni në Këshill të Evropës të thoni shqiptarët janë mafie”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e paralajmëroi Berishën se do të shpallet “Non Grata” nga britanikët. “Ndërkohë që ju përpiqeni ta shpëtoni, dilni “Non-Grata” dhe të padëshirueshëm. Oqeanin e harruan disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun, mua më dalin fjalët. Së shpejti vjen gjëja, opa afrohet dhe pastaj vjen këtu. Ju do luftoni për sovranitetin për ta përdorur flamurin e Shqipërisë si leckë si gjethe fiku”, tha Rama.

Edhe pse me mikrofon të fikur, ish-kryeministri Berisha replikoi me Ramën duke e akuzuar se është hajdut ikonash në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner “kur ky hallazi 2 metra i gjatë shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj, kur ky mbahej me ikonat e vjedhura që shiste në Paris”, tha Berisha.

Kreu i PD-së i shkoi kryeministrit te karrigia në podium, pasi kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën. Para i kanë dalë gardistët. “S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha-Ramës.

Kur gardistët i dolën para, Berisha iu drejtohet; “nuk e rrah jo!”

Nikolla i mbylli mikrofonin, replika e Berishës për Ramën që nuk u dëgjua nga mediat

Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar fjalën dhe ka zënë foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, por kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin.

“Kur ky hallaci 2 metra i gjatë shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak. Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, mbahej me ikonat e vjedhura, në sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni pyesni Fatos Nanon.

Kur ky dymetroshi është siç është, mund ti them shumë fjalë, por nuk dua, i them vetëm kaq: kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikonat e vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris. Po, po. Kur Partia Demokratike shpallte moton “një komb një qëndrim” dhe mbështeste UÇK, ti shisje ikona të vjedhura o mjeran. Edhe çdo kurorë po more, përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës.

Edi Rama: Je i vetmi hajdut i certifikuar.

Lindita Nikolla: Fjalën e ka zoti Mediu.

Tags: Berishagardarama

TË LIDHURA

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët
Aktualitet

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

13:13 | 01/12/2025
Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut
Politikë

Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

11:22 | 01/12/2025
Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta
Politikë

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

11:14 | 01/12/2025
Next Post
Harta e re Gjyqësore, Manja: S’do cënojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen

Harta e re Gjyqësore, Manja: S’do cënojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen

Përplasje me ministren e Bujqësisë/Braçe: S’më intereson karrigia e ministres, të vendoset bursa e çmimeve

Përplasje me ministren e Bujqësisë/Braçe: S’më intereson karrigia e ministres, të vendoset bursa e çmimeve

Portugalia, Spanja dhe Greqia kundër uljes së konsumit të gazit me 15%

Portugalia, Spanja dhe Greqia kundër uljes së konsumit të gazit me 15%







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025




TË FUNDIT

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët
Aktualitet

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

by mirseda
13:13 | 01/12/2025
0

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit...

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

12:32 | 01/12/2025
Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

11:22 | 01/12/2025
Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

11:14 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

09:33 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com