Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Deputeti i Bundestagut: Javën tjetër nisim negociatat me BE-në (VIDEO)

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Deputeti i Bundestagut: Javën tjetër nisim negociatat me BE-në (VIDEO)

Në një konferencë për media pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh raporter për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç, u shpreh se Gjermania, por edhe BE-ja, po punojnë fort që javën e ardhshme Shqipërisë t’i hapen negociatat. Deputeti gjerman shprehu keqardhjen se BE-ja kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës dhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai tha se ishte një rast historik që t’i jepnin Kosovës liberalizimin e vizave, të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shqipërinë për hapjen e negociatave, si dhe për të ndihmuar Malin e Zi të mbyllë të gjithë kapitujt. Në të njëjtën kohë premtoi se Gjermania do të punojë që javën e ardhshme, Shqipëria të mund të nisë negociatat.

“Është nder i madh që ndodhem sot në Tiranë. Është hera e parë për mua. Falenderoj Kuvendin e Shqipërisë që ishte pranë Ukrainës, duke treguar qartë qëndrimin kundër Rusisë.

Duke dhënë një qëndrim dhe sinjal të qartë për pozicionin evropian në këtë çështje. Ne si qeveri e re gjermane dhe si parti socialdemokrate, e shohim këtë vend si anëtar të BE-së. Para tre javësh patëm një konferencë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Jam edhe vetë kritik. Kishim një rast historik që t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave, të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shqipërinë për hapjen e negociatave, si dhe për të ndihmuar Malin e Zi të mbyllë të gjithë kapitujt, por ne e humbëm këtë shans. Ne si Gjermani do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat. Ju të gjithë e meritoni të jeni pjesë e BE-së.

E them dhe personalisht. Familja ime është me origjinë nga Ballkani Perëndimor, unë e njoh mentalitetin, dhe mendoj se mentaliteti i Ballkanit Perëndimor është mentaliteti shqiptar, dhe e gjitha kjo është shumë e përafërt me mentalitetin e BE-së. Mendoj se Shqipëria mund të sjellë shumë dinamikë në BE, ndaj dhe ju keni mbështetjen tonë. Më besoni që po punojmë fort për këtë. Nesër, pas një dite të gjatë në Shqipëri, do të vizitoj dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur qeverinë dhe për t’i bindur ata që të arrijnë një kompromis. Neve na duhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE.

Ne duam të punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumë njerëz nga Kosova po e shohin këtë konferencë, dhe dua t’iu coj një sinjal të qartë atyre se ne po punojmë për vizat. Siç Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo edhe Kosova kanë bërë detyrat e tyre, edhe ne duhet të bëjmë detyrat tona. Për procesin e Berlinit, ne duam që të nisë këtë vit edhe një proces ekonomik, jo vetëm politik”, tha deputeti gjerman.

Tags: Adis AhmetoviçbeshqiperiaTaulant Balla

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për produktet bazike

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për produktet bazike

Kryeministri i Sri Lankës thirrje ushtrisë të rivendosë rendin

Kryeministri i Sri Lankës thirrje ushtrisë të rivendosë rendin

Shakira e pakënaqur me komentet e nënës së saj për ndarjen nga Pique

Shakira e pakënaqur me komentet e nënës së saj për ndarjen nga Pique







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com