Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Mungesa e fuqisë punëtore/Baret e restorantet në bregdet po i marrin punonjësit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, W-Instant
Mungesa e fuqisë punëtore/Baret e restorantet në bregdet po i marrin punonjësit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi

Emigracioni i lartë i moshave të reja ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore edhe për sektorin e shërbimit në bare dhe restorante. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për “Monitor” se mungesa e fuqisë punëtore është problemi më madhor që ka aktualisht sektori, veçanërisht në muajt e verës. Në këtë periudhë sipas Jahaj, drejtuesit e bareve dhe restoranteve i kanë kthyer sytë për punësime nga rajoni.

“Nuk pritet që kjo krizë të gjejë ndonjëherë zgjidhje, pasi edhe zbatimi i politikës për të sjellë punonjës nga vendet e Azisë, rezultoi se u përdor nga ta si trampolinë për të emigruar drejt Europës apo vendeve të tjera. Shumica e tyre vijnë me dy pasaporta dhe largohen pas 1 jave, pavarësisht se bizneset kanë investuar për ardhjen e punonjësve, që nga kontratat e punës dhe taksat që paguan. Shteti shqiptar nuk ndërhyn në zgjidhjen e këtyre problematikave, që sërish i ngelet sektorit privat t’i zgjidhë.

Momentalisht për të punuar në baret dhe restorantet e bregdetit, ku fluksi është më i lartë se në Tiranë, bizneset kanë punësuar punonjës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Parashikohet që kjo do të jetë zgjidhja e vetme për të funksionuar tregu i punës, derisa edhe shqiptarët ta kuptojnë se si të punosh në Gjermani apo në Shqipëri në fund të muajit pa të ardhura do mbeten. Është vetëm çështje standardesh dhe vlerash”.

Për 2021, baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës (shih grafikun: numri total i subjekteve, sipas aktivitetit ekonomik, 2021).

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj më herët nënvizoi se mbyllja e tyre është ndikuar nga pandemia. Shoqata paralajmëroi se numri i bizneseve të mbyllura do të rritet edhe për këtë vit për shkak të rënies së konsumit nga kriza e përgjithshme e rritjes së çmimeve dhe mungesës së fuqisë punëtore.

“Baret dhe restorantet ishin të parët që u mbyllën në fillimin e pandemisë. Rënia e xhiros nga karantina dhe kufizimet e ekonomisë sigurisht që do të jepnin këto efekte. Me krizën që ka pllakosur dhe me rritjen e kostove të lëndëve të para dhe uljen e konsumit do të ketë mbyllje të tjera të këtyre strukturave.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta. Kjo gjendje do të vështirësojë edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave. Mbylljet do të vazhdojnë edhe në 2022”, pohoi z. Jahaj. /Monitor

Tags: bregdetfuqi punetorekosovalokalmali i ziMaqedonia

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Për idealin europian

NATO 2.0

Kërkojnë kursimet e jetës, Kina shpërndan protestën masive të depozituesve të bankave

Kërkojnë kursimet e jetës, Kina shpërndan protestën masive të depozituesve të bankave

Si mund të dalim nga kriza që po na gllabëron!

Si mund të dalim nga kriza që po na gllabëron!







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com