Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Në pritje për një “amnisti” për patatet e Shishtavecit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Në pritje për një “amnisti” për patatet e Shishtavecit

Nga: Mero Baze

Për të kuptuar sa të ngrira janë raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës këto 22 vite të lirisë së saj, mjafton deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama që premton se do të heq tarifat doganore me Kosovën. Në pamje të parë duket një sakrificë e madhe e kryeministrit, por realisht është vetëm një segment i mallrave ushqimorë që importohen nga Kosova. Ato kanë tarifë doganore të vendosur në mënyrë bilaterale mes dy vendeve për të mbrojtur tregun ndaj njëra-tjetrës.

Përtej kësaj Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e CEFTA, ku gjashtë vendet prej kohësh kanë rënë dakord të heqin tarifat doganore me njëra-tjetrën.

Të vetmet tarifa janë ato që Shqipëria dhe Kosova i kanë vendosur njëra-tjetrës për ushqimet, patatet apo rrushin, si dhe tarifat administrative si plumbosje, peshim, parkim ne dogana.

Kjo në fakt tregon dramën reale të raporteve mes dy vendeve.

Tregu i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë politika mbrojtëse ndaj njëri-tjetrit dhe jo politika shkrirje me njëri-tjetrin, çka tregon se politika ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një strategji e ndërtuar nga politika që deklarohet, por nga faktorët ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë që duan të mbrojnë tregjet e tyre.

E thënë në mënyrë më pezhorative, “oligarkët” e Shqipërisë dhe Kosovës kanë diktuar deri më sot raportet tregtare përmes politikës doganore prej vitesh. Ka pasur zëra dhe më parë, sa herë bëheshin mbledhjet patetike mes dy qeverive se heqja e tarifave doganore në fushën e industrisë ushqimore pengohet nga tregtarët e mëdhenj dhe duket që ka qenë e vërtet.

Ndioshta për këtë arsye shumë njerëz në Kosovë janë bërë nervoz pse Edi Rama ka vizituar kompaninë “Devolli”, pasi, pas këtij vendimi ajo është favorite në tregun e Shqipërisë, dhe e mbrojtur në tregun e Kosovës, nëse Kosova nuk na i heq tarifat. Ndërkohë ajo është e privilegjuar në Serbi nga ku importon shumicën e artikujve. I shoqëruar dhe nga Ministrja e Bujqësisë, duke takuar biznese të industrisë ushqimore në Kosovë, Edi Rama ngjante më shumë sikur po ndante fonde AZHBR dhe në Kosovë dhe po i trajton ato tani si biznese të tregut të Shqipërisë.

Hapi i njëanshëm i qeverisë së Tiranës  është një hap pozitiv, por nuk është një vendim që synon të ndihmojë Kosovën, por një vendim që synon të mos e persekutoj në kuadrin e Ballkanit të Hapur. Shpjegimi i Edi Ramës që këtë privilegj do ta kenë dhe vendet e tjera që janë në kuadrin e Ballkanit të Hapur, si Maqedonia, Serbia apo Mali i Zi, ndoshta mund t’ia shtoj inatin Qeverisë së Kosovës të mos i heq ajo tarifat doganore për Shqipërinë. Kjo pastaj do të jetë një eksperiment fiskal në natyrë, për të parë se si do riformatohen tregjet në Ballkan pas këtij hapi.

Por në finale ky vendim tregon se sa vonë dhe pa vizion është politika e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri Kosovë dhe sa e rrezikshme është që Kosova të izolohet nga ri formatimi i tregut rajonal për shkak të politikave  të reja fiskale në kuadrin e një iniciative politike.

Deri më sot Kosova dhe Shqipëria kanë gënjyer njëra tjetrën në mbledhje qeverie pompoze, ku më shumë është harxhuar për dekorin dhe drekat se sa për ekonominë dhe bashkëpunimin.

Ky është vendimi i parë që mund ti bëj nervoze mbledhjet e qeverive, ose mund ti shkatërroj fare, pasi është një akt që ka ndikim të drejtpërdrejt në tregun e dy vendeve. Në rastin konkret, ky vendim ndihmon tregun e Kosovës të depërtoj në Shqipëri, pra është një lajm i mirë për Kosovën.

Nëse Kosova nuk e bën të njëjtën gjë për Shqipërinë por e mbron tregun e saj me tarfia doganore nga mallrat ushqimore të Shqipërisë, është duke mbrojtur “oligarkët” e saj, nga konkurrenca e Shqipërisë. Por dhe ashtu ne nuk është se kemi shumë mallra ushqimorë që çojmë në Kosovë përveç produkteve sezonale, shalqinjtë e Bubullimës siç u thotë Frida, mandarinat e Xarrës dhe patatet e Shishtavecit. Gjë tjetër nuk çojmë në Kosovë. Ah po dhe këta këshilltarët e Vetvendosjes.

Tags: kosovemero bazeshqiperitarifat doganore

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Koreja e Veriut raporton “epidemi” të sëmundjes së paidentifikuar

Koreja e Veriut raporton "epidemi" të sëmundjes së paidentifikuar

Dendias “kërcënon” Shqipërinë nëse ngre çështjen çame/ Idrizi i përgjigjet ashpër kryediplomatit grek

Dendias “kërcënon” Shqipërinë nëse ngre çështjen çame/ Idrizi i përgjigjet ashpër kryediplomatit grek

Mbledhja e dy qeverive, përqafim i ngrohtë mes Ramës dhe Kurtit

Mbledhja e dy qeverive, përqafim i ngrohtë mes Ramës dhe Kurtit







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com