Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkodër/76-vjeçari vr*tet në lokalin e tij, i biri kundërpërgjigjet me a*më

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku një 76-vjeçar është qëlluar 16 herë me pistoletë. 76-vjeçari Lulash Qipuri u vra në lokalin e tij, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe i biri i tij, i cili i është kundërpërgjigjur autorit me shotgun. Autori ka qenë i maskuar dhe pasi ka qëlluar në drejtim të 76-vjeçarit, është larguar. I moshuari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, dhe pas ndërhyrjes nga mjekët, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autori ka qenë i maskuar në momentin që ka mbërritur në lokalin e Qipurit, ku ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja. Pas të shtënave ka reaguar djali i 76-vjeçarit, i cili ka qëlluar 10 herë me shotgun në drejtim të autorit, por ky i fundit është larguar me vrap, dhe ka hipur në një makinë që e priste pak më lart.

76-vjeçari ka qenë i arrestuar në vitin 2011

Qipuri rezulton i arrestuar në vitin 2011, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e tij në atë kohë i është gjetur drogë dhe kallashnikov. Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi L.  Q. rreth 76 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes.

Tags: Lulash QipuriShkodervrasje

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Atentati ndaj Sadikajt/Partnerja: Para shpërthimit vuri re diçka në makinë, por nuk e vrau mendjen fare

Macron, Draghi dhe Scholz së bashku për në Kiev

Debati për një skulpturë mesjetare dhe "l*fta" për të mbrojtur të drejtat







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com