Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nano i akordon Nicholas Lavengood certifikatë për Shërbime të Dalluara

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Nano i akordon Nicholas Lavengood certifikatë për Shërbime të Dalluara

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano vlerëson me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, zv/shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, me rastin e përfundimit të misionit të tij. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në të cilën ishin të pranishëm zv/ambasadori i Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Damian Smith, përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Sigurisë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano i ka dorëzuar Certifikatën për Shërbime të Dalluara z. Nicholas Lavengood.

Gledis Nano: “Do ta konsideroja si një ditë të veçantë, ndërkohë edhe një privilegj, që sot zhvillojmë ceremoninë e dorëzimit të Certifikatës për Shërbime të Dalluara, për zv/shefin e Sigurisë Diplomatike, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, z. Nicholas Lavengood.

Z. Nicholas Lavengood ka shërbyer, nga muaji korrik i vitit 2020, si zv/shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, dhe ka kontribuar me profesionalizëm për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të SHBA-së, duke kontribuar në realizimin e një sërë operacionesh policore të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Ka ofruar ekspertizën e tij dhe të agjencisë që përfaqëson, në trajtimin e çështjeve konkrete dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, duke nxitur një bashkëpunim konkret dhe efikas mes palëve, bazuar në marrëdhëniet shumë të mira dhe në besimin reciprok.

Z. Lavengood ka mbështetur gjithashtu trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të menaxhimit të programit të trajnimeve, me të cilin janë trajnuar punonjës policie, kryesisht të strukturave të luftës kundër krimit të organizuar, drogës, trafikimit të qenieve njerëzore etj.

Sot, Nicholas Lavengood përfundon misionin këtu, por kemi bindjen se edhe pas kësaj ju do të mbeteni një koleg dhe mik i yni, për të na mbështetur në punën dhe përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve tanë rend, qetësi dhe siguri.”

Ndërkohë, zv/ambasadori i Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Damian Smith, gjatë fjalës së tij, u shpreh: “Z. Lavengood është një zyrtar shumë i rëndësishëm për ne. Si përfaqësues të qeverisë amerikane çmojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë misionit si zv/shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri.”

Z. Nicholas Lavengood: “Ju jam mirënjohës për këtë nder, të vlerësohesh në mënyrë të tillë është jashtëzakonisht domethënëse për mua, si dhe të vlerësohesh në mesin e pjesëmarrësve të mbledhur këtu është një nder i madh. Ndërsa punoja me njësitë e ndryshme të Policinë së Shtetit, pashë përkushtimin dhe angazhimin që burrat dhe gratë e Policisë së Shtetit kanë për vendin e tyre. Ndërsa shikoj përreth sot, shoh një numër personash që absolutisht nuk do të qëndroja këtu tani, nëse nuk do të ishte falë tyre. Drejtor Nano është një forcë progresi brenda Policisë së Shtetit, unë jam krenar për punën që kemi filluar dhe kam nderin ta konsideroj atë mikun tim”.

Më pas, ceremonia ka vijuar me dhurimin e pajisjeve për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Repartin Special RENEA, pjesë e paketës prej 1.2 milionë dollarësh, e akorduar nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike #ATA për Policinë e Shtetit, paketë që përfshin pajisje dhe trajnime nga këto struktura.

Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, znj. Karen Riley, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano, nënshkruan aktin e dhurimit të këtyre pajisjeve.

Znj. Riley ka vlerësuar progresin e Policisë së Shtetit dhe ka siguruar Drejtor Nanon se Policia shqiptare ka gjithë mbështetjen e zyrës që ajo drejton, po ashtu dhe të ambasadës, agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë amerikane.

Tags: Gledis NanoNicholas LavengoodPolicia e Shtetitqeveria amerikane

TË LIDHURA

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës
Politikë

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

11:30 | 27/10/2025
Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…
Politikë

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

11:15 | 27/10/2025
Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!
Politikë

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

11:10 | 27/10/2025
Next Post
“Ku shkon Koli, ikën Rudina”, Sokol Balla tregon si qëndron e vërteta mes tyre

"Ku shkon Koli, ikën Rudina", Sokol Balla tregon si qëndron e vërteta mes tyre

Vuçiç paralajmëron gjëra të mëdha në nismën “Ballkani i Hapur”

Vuçiç paralajmëron gjëra të mëdha në nismën "Ballkani i Hapur"

“Dubai Porta Potty”, Robert Aliaj shokon Arian Çanin (VIDEO)

“Dubai Porta Potty”, Robert Aliaj shokon Arian Çanin (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake
Kosovo

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

by mirseda
11:48 | 27/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Riad pCr një vizitë pune. Kreu i Shtetit në...

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

11:30 | 27/10/2025
Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

11:15 | 27/10/2025
Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

11:10 | 27/10/2025
PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

11:05 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com