Meta ka folur sot për mediat për planet e tij pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. Presidenti tha se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë ata që punojnë për sovranitetin e vendit. Kreu i Shtetit u pyet në konferencën me gazetarët, nëse e ka mbyllur kapitullin e bashkëpunimit me kryeministrin Edi Rama, për jetën e re politike që do të nisë pas 25 korrikut. Ai nënvizoi se do të mbetet në shërbim të popullit.
“Kam qenë, jam e do mbetem në shërbim të popullit të Republikës se Shqiperisë e shqitarëve kudo ndodhen. Çdo raport marrëveshje që kam pasur në të kaluarën ka respektuar një realitet të caktuar politik, e ka qenë e hapur e në shërbim të integrimit evropian të Shqipërisë.
Kam krijuar forcë për të zhbllokuar integrimin e vendit që e bllokonte PS. Ishte krijimi i asaj force politike që garantoi rotacionin në 2005, e solli firmosjen e marrëveshjes se stabilizim asociimit që mbahej peng nga lidershpi i PS atëherë.
Gjithçka ka qenë dhe bëhet në këtë funksion. Tani, nga 25 korriku integrimi evropian do jetë prioritet kryesor për mua, por në radhë të parë është sovraniteti. Se kemi cenuar pa dashje, disa me dashje në mënyrë të rëndë sovranitetin”.