Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kapet grabitësi i postës në Kamëz, i gjenden edhe paratë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kapet grabitësi i postës në Kamëz, i gjenden edhe paratë

Blutë e Tiranës kanë kapur autorin e grabitjes së postës në Kamëz. Dy ditë nga grabitja e postës është vënë në pranga Elis Suçi. Ky shtetas është kapur pranë zonës së Medresesë në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se policia ka mundur të sekuestrojë edhe paratë e grabitura në postën në Kamëz. Kujtojmë se një ditë më parë, në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori, 20-vjeçari Algert Kurti. Dy të rinjtë rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës shqiptare në Kamëz dhe janë larguar.

Dëshmia e Algert Kurtit: S’kam marrë asnjë lekë, Elisi e ka kryer vjedhjen

Kurti përjashton veten nga grabitja, edhe pse pranon se ka qenë në dijeni se Suçi do të bënte grabitje.

“Po qëndroja para gjimnazit të Kamzës. Elisin e gjeta aty tek posta dhe kishte vëzhguar lëvizjet e punonjësve të postës. Kur shkova ta takoj, më tha që do grabisim postën. Unë nuk kam marrë lekë, dhe ku Elisi ka hyrë brenda për të kryer grabitjen unë po prisja jashtë. Kemi qenë në këmbë, jo në makinë. Në momentin që Elisi ka dalë jashtë, kalova në krahun tjetër të rrugës nga ana e gjimnazit. Më vonë kam shkuar në Institut për të lënë një porosi tek një miku im. Nuk kam takuar më Elisin dhe nuk kam folur me të. Thjesht kam pasur dijeni për këtë ngjarje”, tha Kurti para hetuesve.

Njoftimi i policisë

Kamzë

Vijon operacioni policor i koduar “Filiali 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e një arme, në filialin e Postës Shqiptare. Sekuestrohen 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, në vijim të veprimeve intensive hetimore, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë. Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, shtetasi E. S., në bashkëpunim me shtetasin A. K., 20 vjeç ( i arrestuar më parë), nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tags: Elis SuçigrabitjeKamëzPosta

TË LIDHURA

Marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër
Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

10:31 | 13/03/2026
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:30 | 13/03/2026
Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë
Aktualitet

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

09:00 | 13/03/2026
Next Post
Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Shumëkëmbëshi nis arsyetimin mbi Foltoren dhe Presidencën

Tourists from Singapore are frequent users of Airbnb in South Korea

More than 70,000 homeless after deadly Lombok quake







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër
Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

by mirseda
10:31 | 13/03/2026
0

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie...

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:30 | 13/03/2026
Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

09:00 | 13/03/2026
Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

08:49 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com