Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër

Në Shqipëri, ndërsa vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të vendit, Partia Socialiste rezulton fituese në të paktën 2 prej tyre, Vorë e Rrogozhinë, ku procesi është mbyllur, dhe udhëheq me diferencë në 3 të tjera (Durrës, Lushnje e Dibër), përveç Shkodrës, ku në krye, me më shumë vota, është Bardh Spahia, kandidati i lëvizjes së ndërmarrë nga kryeministri Sali Berisha, në garë në emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që formalisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Kandidatët e zotit Berisha, kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha, përveç Rrogozhinës.

Vora ishte bashkia ku rezultati u shpall që mbrëmë. Kandidati socialist Blerim Shera siguroi 69.9 përqind të votave, përkundrejt 24.3 përqind të marra nga Lulzim Vrana, i Shtëpisë së Lirisë dhe 6.29 që kanë shkuar për kandidatin demokrat Ymer Marku.

Në Rrogozhinë, po ashtu socialistët arritën të marrin 60.73 përqind të votave me kandidatin e tyre Edison Memolla, ndërsa dy rivalët e tjerë të opozitës ndanë 21.96 përqind (Ferdinand Saraçi i PD) dhe 17.31 përqind (Hekuran Xhani I Shtëpisë së Lirisë).

Shkodra, pavarësisht përçarjes të së djathtës, duket se sërish ka zgjedhur t’i besojë po asaj. Në këtë Bashki, historikisht të drejtuar nga e djathta, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive, udhëheq me mbi 43 përqind kandidati Spahia i Shtëpisë së Lirisë, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.7 përqind. Diferenca mes tyre është prej pak më shumë se 1200 vota, dhe mundësia e ndryshimit të rezultatit, nuk përjashtohet. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.6 përqind.

Në Durrës, një tjetër qytet i madh dhe i rëndësishëm, socialistët kanë ruajtur epërsinë e tyre. Edhe këtu, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive të votimit, tendenca tregon për një fitore të kandidates Emirjana Sako me 57.7 përqind. Në vend të dytë është kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka me 28.97 përqind, ndërsa kandidati demokrat Luan Hoti ka vetëm 13.3 përqind.

Edhe në Lushnje, socialistët duket se do rikonfirmohen në krye të kësaj Bashkie. Ndërs numërimi po shkon drejt fundit, kandidatja e tyre Eriselda Sefa ka 57.9 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë ndajnë 32.4 përqind (Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë) dhe 11.26 përqind të votave (Indrit Sefa i PD).

Në Dibër, sërish socialistët janë përpara me diferencë të ndjeshme nga rivalët e tjerë. Kandidati i tyre Rrahim Spahiu është përpara me 63 .07 përqind të votive. Pas tij Shpëtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë me 19 përqind dhe Luan Haka me 17.5 përqind. /VOA

Tags: bashaBerishashqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

23:11 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!
Politikë

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur
Aktualitet

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Next Post
Makthi i sekserit të Vjosës

Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi

Rusia hap korridore të reja humanitare/Ukraina: Histori imorale

Rusia hap korridore të reja humanitare/Ukraina: Histori imorale

Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën

Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com