Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Do zbatohen 5 projekte

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur me rastin e nisjes së procesit të modernizimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë e konsideroi ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, si një lajm të mirëseardhur. Sipas tij, ky projekt nuk do të ketë ndikim vetëm në fushën e mbrojtjes në rajon, por edhe në ekonominë e Kuçovës.

“Vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë e cila bashkon vende që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet. Natyrisht që për ne lajmi i kësaj vendimmarje të NATO-s, ishte një lajm shumë i mirëseardhur, sepse jo vetëm krijonte vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por përçonte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik në aspektin gjeografik dhe pozitën tonë në NATO në aspektin politik por edhe ushtarak.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm për përmasën e vendit tonë dhe volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera, por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka çuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër, dhe falë mbështetjes që po gjejmë nga SHBA-ja dhe nga strukturat e mbrojtjes së SHBA-së, ne po vetëdijësohemi se nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu siç duhet. Ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot ne po shohim të realizuar një project, i cili kur erdhi si lajm ishte i pabesueshëm për shumëkënd.

Do zbatohen 5 projekte të ndara në 4 paketa të rëndësishme. Do të impaktohet në mënyrë afatgjatë edhe ekonomia dhe në aspektin social zona e Kuçovës do të ketë një përfitim si të ardhur nga qielli në këtë rast. Ne sot së bashku me qeverinë e SHBA-së përmes angazhimit të ambasadores së SHBA-së, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe si një vlerë tjetër e shtuar për gjithë NATO-n”, u shpreh kryeministri Rama.

Tags: NATOramaYuri Kim

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

"Dorëzohet" biznesmeni që iu bë atentat, kërkon ndihmë nga shteti

“Pse, kaq burracak je?”, Einxhel shpërthen ndaj Donaldit (VIDEO)

Vendim i papritur/Mbyllen shkollat në Shqipëri, s’ka mësim nga 24-26 janar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com