gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Inaugurohet lagjia e re në Laç, Rama zbulon përse e ka mik presidentin Erdogan

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Inaugurohet lagjia e re në Laç, Rama zbulon përse e ka mik presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në inaugurimin e lagjes së re në Laç, e cila është ndërtuar me kontributin e shtetit turk. Pasi ka shprehur falenderimet ndaj presidentit turk për mbështetjen e tij që i ka dhënë Shqipërisë, kryeministri Rama tregoi edhe rëndësinë e miqësisë së tij me Erdogan, duke u shprehur se është nga ata liderë të cilët e mbajnë fjalën e dhënë dhe se fjalës vëllazëri i jep kuptim me vepra.

“Është e vërtetë që shpeshherë janë kurioz për miqësinë e ngushtë me presidentin turk dhe priren ta shikojnë si një çështje konspiracioni. Jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit…Përgjigja ime është e thjeshtë, se presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Kjo është edhe arsyeja përse unë këto episode i solla, sepse ja ku jemi sot, këtu është materializimi i të gjitha fjalëve të bukura.

Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë nga presidenti Erdogan kur shprehet se ‘Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb dhe mua. Këtë frymë Erdogan e rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë dhe mënyrë se si e shikon botën dhe miqtë e saj.

Kuptimi që ai i jep me vepra fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhamed, paqja qoftë me të se: Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë për veten e vet’, tha më tej Rama.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët një episod kur nisën punimet për rindërtimin e lagjes në Laç, dhe Turqia u goditë nga një tërmet shkatërrues. Rama tha se kishte besimin se Erdogan nuk do të tërhiqej nga fjala e tij e dhënë, dhe e mbajti.

“Unë i thash se kjo nuk do të ndodhi, jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t’i bëjë të dyja, por edhe nëse nuk do i kishte mundësitë, Erdogan nuk do e linte punën për të mbajtur fjalën këtu, dhe të shkonte ta bënte atje. Erdogan jo vetëm e beson por edhe e bën realitet atë që solla këtu pak më parë, si një nga porositë e profetit “nëse nuk beson nëse nuk i dëshiron vëllait tënd të njëjtën gjë si për vetën tënde”, tha Rama.

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, falenderoi presidentin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e jashtëzakonshme.

“Është nder të mirëpres presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t’i thënë falenderimet e duhura popullit turk, presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re, ju falenderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke, që dua t’i falenderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë e lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë”, tha Cara.

Tags: banesaterdoganLacrama

TË LIDHURA

Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq
Aktualitet

Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

09:08 | 25/03/2026
Nafta mbi 200 lekë/litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajoni
Analizë

Nafta mbi 200 lekë/litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajoni

08:54 | 25/03/2026
Erion Brace paraqitet ne GJKKO per nje gjyq per shpifje
Aktualitet

Erion Brace paraqitet ne GJKKO per nje gjyq per shpifje

08:50 | 25/03/2026
Next Post
Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, dhe jo kur thirret!

Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, dhe jo kur thirret!

“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Ndarja e pashmangshme

Greqi/ Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba

Greqi/ Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi
Rajoni

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

by mirseda
09:23 | 25/03/2026
0

Katër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Serbi. Ngjarja ka ndodhur të martën dhe është...

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

09:21 | 25/03/2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

09:20 | 25/03/2026
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

09:14 | 25/03/2026
Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

09:08 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com