Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Braho paralajmëron vrasje gjatë protestës, një deputet mund të eliminohet

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Braho paralajmëron vrasje gjatë protestës, një deputet mund të eliminohet

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka paralajmëruar gjakderdhje gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Duke folur në “Top News”, ish-deputeti socialist ka folur haptazi, e madje ka paralajmëruar se në tubimin e thirrur sot nga Berisha para selisë blu, do të ketë dhunë. Ai ka shkuar edhe më tej, duke bërë të ditur se sipas informacioneve që ka, do të vritet një deputet i Partisë Demokratike, ndërkohë që ka nxjerrë edhe inicialet e ligjvënësit demokrat që mund të eliminohet në protestën e sotme.

“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbyllë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet ’96, grushti shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të dhunës mund të arrihet gjithçka”, tha Braho.

Ish-deputeti socialist foli për skenare vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e deputetit që mund të jetë viktimë.

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet, deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A të ruhet, këtë këshill i jap; të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli, që dalin nga jashtë. Një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai.

Braho paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët. “Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë. Nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë kontekst unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A., do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho.

Protesta e Berishës/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg selisë së PD-së!

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë, iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregohen të kujdesshëm, për shkak të protestës që ka paralajmëruar ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA-së këshillon qytetarët e saj në Tiranë që të shmangin çdo tubim në qytet, si edhe zonën ku pritet të zhvillohet protesta, rreth selisë së Partisë Demokratike, pasi siç thekson ajo, mund të ndodhin situata të paparashikueshme, ndërkohë që kërkon prej shtetasve amerikane që të monitorojnë mediat dhe autoritet lokale për më shumë detaje.

Situata në PD është shumë e tensionuar, ku në datën 5 Lulzim Bashës i ka mbaruar ultimatumi i vendosur nga Sali Berisha për të liruar zyrën e PD-së, ndërkohë që ish-kryeministri ka thirrur sot një protestë që do të nisë në orën 12:00, ndërsa protestuesit do të mblidhen në selinë e PD-së. Pavarësisht deklaratave të Berishës se protesta do të jetë paqësore, PD-ja ka marrë masa duke përforcuar hyrjen në selinë blu, për të qenë e përgatitur për çdo skenar, ndërsa Basha madje ka deklaruar se do të jetë në zyrë për të vijuar punën si normalisht.

Tags: bashaBerishaprotestaSpartak Braho

TË LIDHURA

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga
Aktualitet

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën

22:34 | 10/06/2025
Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

22:06 | 10/06/2025
Next Post
Jeton jashtë vendit e faturohet sa “qimet e kokës” (VIDEO)

Jeton jashtë vendit e faturohet sa “qimet e kokës” (VIDEO)

Zef Brozi: Mos u bëni mish për top të Saliut, përballjen e ka me Amerikën

Zef Brozi: Mos u bëni mish për top të Saliut, përballjen e ka me Amerikën

“Do e nxjerrim me pekule”/Zbardhet strategjia e Bashës për të penguar protestën

"Do e nxjerrim me pekule"/Zbardhet strategjia e Bashës për të penguar protestën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com