Skocezëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për Vitin e Ri. Në Skoci, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, pasi varianti Omicron ka shkaktuar raste rekord infektimesh.
Të gjitha festimet e Vitit të Ri në Edinburg janë anuluar, së bashku me të tjera në të gjithë vendin.
Të enjten, Skocia regjistroi numrin e saj më të lartë ndonjëherë të rasteve me Covid, me 16.857 raste të konfirmuara. Njerëzit që jetojnë në Skoci u është kërkuar të mos udhëtojnë në Angli për festimet e Vitit të Ri, për të shmangur kufizimet më të rrepta Covid-19.
Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today