Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Publikimi i targave, një “b*mbë tymuese” për të shpërqëndruar hetimin e pagave

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Publikimi i targave, një “b*mbë tymuese” për të shpërqëndruar hetimin e pagave

Nga: Mero Baze

Publikimi i të dhënave të ndjeshme për qytetarët siç ishte listapagesa kombëtare vazhdoi sot me publikimin e të dhënave për veturat private dhe mund të vazhdoj më tej me rregjistra të tjerë kombëtar që ka shteti shqiptar. Kur u publikua rasti i parë, hamendjet e para ishin që mund të ishte sulm kibernetik i rastësishëm.

Pastaj hetimet kanë çuar në duart e prokurorisë së paku një zyrtar që pranon që ka kopjuar të dhënat “për qëllime studimore” dhe sapo ai e tha këtë në qeli, jashtë u publikua listpagesa e prillit, si për të thënë që nuk është ai djali fajtor. Më pas u shfaq në ekranin e familjes Berisha si shumë  e informuar ish-Drejtoresha e Tatimeve që e ka punësuar atë tipin dhe vazhdoi alarmin kryetarja e LSI. Sot kemi publikimin e regjistrimit të veturave. Pra kemi një diversifikim të goditjes në disa pika të ndryshme.

Është qartazi një sulm me prapavijë politike, kundër sigurisë dhe besimit tek shteti shqiptar. Përgjegjësia e institucioneve të shtetit shqiptar për protokollet e sigurisë është e plotë, por në këtë rast nuk mund të themi që fajin e ka vetëm viktima. Nuk nuk kemi të bëjmë me një veprimtari rastësore apo teka zyrtarësh, por me një sulm të motivuar politikisht për goditjen e sigurisë kombëtare.

Drejtues të LSI rrotull Ilir Metës dhe Berishës, në fakt kanë një vit që flasin nëpër tavolina për këto lista “që kanë në duart e tyre”. Madje njëra shpesh lëvdohej se ja kishte çuar si “pajë” LSI që ta kandidonte. Gazetarë afër tyre e pranojnë këtë dhe publikisht.

Njeriu i ndaluar nga policia që po hetohet për marrje të dhjënash është pjesë e asaj çete politike. Me sa duket për të krijuar një alibi për të, dhe për të mos e përqëndruar gjithë goditjen vetëm me vjedhjen e të dhënave nga sistemi tatimor, sot publikuan dhe regjistrin e targave të veturave personale.

Për hir të së vërtetës, regjistri i veturave personale, madje dhe regjsitri i gjendjes civile në Shqipëri, kanë qenë të shpërndarë gati legalisht në shumë duar noterësh dhe përmbaruesish që u lehtësonte punën e tyre me të dhënat personale.

Kjo ka qenë praktik prej vitesh madje dhe në redaksi gazetash së paku nga viti 2008, kemi pasur herë pas here CD me të dhënat e regjistrit të veturave apo të gjendjes civile që e përdornin gazetarët për të krijuar lidhje me ngjarjet e kronikës së zezë. Por për fat kurrë nuk është përdorur për shantazh publik si ky rast.

Ndaj publikimi i tij sot, është më shumë një bomb tymuese për të tërhequr vemendjen nga skandali i publikimit të pagave, i cili realisht është skandal pasi gjendet brenda një protokolli sigurie. Rregjistri i targave edhe pse përmban të dhëna personale, nuk është marrë kurrë seriozisht për tu mbrojtur dhe është lehtësisht i gjendshëm në tregun e zi të noterëve, përmbaruesve apo avokatëve.

Publikimi i sotëm është vetëm një përpjekje për të shpërqëndruar vemendjen nga ajo që ka ndodhur dje dhe pardje me regjistrin e pagave në sistemin tatimor të Shqipërisë, ku janë thyer standartet e sigurisë brenda sistemit të tatimeve, dhe që bën përgjegjës dhe AKSH për mungesë të kordinimit për ruajtjen e këtyre standarteve të sigurisë.

Është e qartë pse përpjekja për të vazhduar përhapjen e panikut me paralajmërime të tjera për publikim regjistrash kombëtar është presion mbi prokurorinë dhe procesin e hetimt që të mos thellohet tek hapi i parë i hetimit, ai i publikimit të listës kombëtare të pagesave. Aty në të vërtet është shumë e qartë kush faktor politik e ka krijuar skemën, përse e ka përdorur dhe përse po e përdor. Janë pikërisht të njëjtët që tani po hedhin në treg mallra të vjetër që askujt si ka shkuar mendja ti bëj publik për qëllime politike.

Publikimi i targave ka të njëjtin autor, por jo për të “diskretituar” njerëzit që kanë vetura private, por për të shpëtuar ata që janë shumë afër përballjes me ligjin me skandalin e pare. Është një bomb tymuese për të fshehur gjurmët e krimit që janë afër zbulimit.

Tags: mero bazepagattargat

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
‘Krishtlindja’/Austria do të japë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës

'Krishtlindja'/Austria do të japë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës

“Gëzim dhe paqe”, Ambasada e SHBA-së uron Krishtlindjen

“Gëzim dhe paqe”, Ambasada e SHBA-së uron Krishtlindjen

Papa për Krishtlindje: Jepini fund lakmisë

Papa për Krishtlindje: Jepini fund lakmisë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com