Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ministri gjerman i Shëndetësisë: “Jemi në prag të një vale të pestë masive”

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ministri gjerman i Shëndetësisë: “Jemi në prag të një vale të pestë masive”

Në Britani, varianti Omikron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Pasi bisedave me kolegët britanikë, ministri gjerman i Shëndetësisë Lauterbach paralajmëron se pret “valë të pestë masive” të virusit në Gjermani.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehet i shqetësuar për rrjedhën e pandemisë në Gjermani. Lidhur me variantin e ri të koronavirusit Omikron, politikani socialdemokrat tha në Hannover se ai pret një “valë të pestë masive”.

Lauterbach-u tha se është në kontakt me kolegët në Britani dhe tregimet e tyre janë shqetësuese. “Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi këtu me të vërtetë për një sfidë, që nuk e kemi pasur ende në këtë formë,” tha Lauterbach-u gjatë një vizite te qeveria e landit federal të Saksonisë së Ulët.

“Pikë kyçe e pandemisë”

Përhapja e këtij varianti të virusit në Gjermani nuk mund të shmanget më, tha Lauterbach-u. Edhe një ecuri e lehtë e sëmundjes nuk do ta ndryshonte rrezikun. “Kjo mund ta mbajë të ulët numrin e vdekjeve për dy ose tre javë. Por pastaj rritja e rasteve do ta kompensonte këtë avantazh.” Sipas tij, kjo përbën një sfidë të madhe për spitalet, reanimacionet dhe shoqërinë në tërësi.

Ministri tha se “jemi në një moment kyç të pandemisë”. Tani është e domosdoshme të ndalet sa më shumë që të jetë e mundur vala e Omikronit, theksoi Lauterbach. Kjo mund të kursejë kohë në dhënien sa më shumë njerëzve të një vaksinimi përforcues. Për këto rifreskime të vaksinës, aktualisht është në dispozicion kryesisht vaksina e firmës Moderna, e cila është po aq efektive sa ajo e BioNTech/Pfizer-it, theksoi ministri federal.

Testim, testim, testim gjatë sezonit të festave

Me afrimin e sezonit të festave, ministri Lauterbach u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë kur udhëtojnë parimin: “ne mbrojmë njëri-tjetrin”. Të gjithë duhet të testohen fillimisht ose të paktën të testojnë veten – mundësisht disa herë. Ministri tha se nevojitet një kujdes i veçantë veçanërisht për njerëzit që nuk kanë bërë një vaksinë përforcuese.

Ministri gjerman i Shëndetësisë ishte kritik ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë Administrative të Saksonisë së Ulët, e cila rrëzoi të enjten rregulloren 2G në shitjen me pakicë. Lauterbach-u tha se ky vendim e kishte habitur. Ai nuk po kritikon gjykatat, “kjo është sigurisht e ndaluar,” tha Lauterbach-u. “Por gjithsesi dua të theksoj se nuk ka kuptim, as nga pikëpamja epidemiologjike, as nga pikëpamja e politikës shëndetësore, të përmbyset një rregull i tillë tani, sidomos përballë valës së Omikronit që na pret”. /DW

Tags: Omicronpandemiatestime

TË LIDHURA

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

22:41 | 28/10/2025
Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza
Bota

Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

20:16 | 28/10/2025
Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza, pas shkeljes së armëpushimit nga Hamasi
Bota

Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza, pas shkeljes së armëpushimit nga Hamasi

19:28 | 28/10/2025
Next Post
Rindizen tensionet/Biden-Putin nuk arrijnë marrëveshje për Ukrainën

Rindizen tensionet/Biden-Putin nuk arrijnë marrëveshje për Ukrainën

Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni!

Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri-tjetrit

Një votë antiamerikane në “Bar Amerika”

Një votë antiamerikane në “Bar Amerika”







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com