E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Një votë antiamerikane në “Bar Amerika”

Nga: Skënder Minxhozi

Berisha luan me simbolikat, e ka bërë gjithmonë. Në fillimet e Foltores, mori pranë vetes një emigrante nga SHBA për të dhënë idenë se një pjesë e amerikanëve e duan akoma. Më pas shfaqeshin nëpër takime individë me fjalime të shkruara, që përbetoheshin se kishin marrë rrugën nga matanë Atlantikut, vetëm për të qenë aty me të.

Më tej akoma filluan Foltoret virtuale me shqiptarët që jetojnë në SHBA. Kurse sot, Doktori ka zgjedhur të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga një lokal privat që mban emrin Bar Amerika, dhe ndodhet mur në mur me selinë e Ambasadës Amerikane.

Kjo lojë simbolesh e metaforash në distancë, mori pak orë më parë një përgjigjë të thatë dhe skualifikuese nga pala akuzuese, domethënë nga amerikanët. Një tabelë shifrash e publikuar nga Ambasada SHBA tregonte nga mbi 200 persona të shpallur ‘non grata’ nga administratat amerikane ndër vite, asnjë prej tyre nuk ka përfituar anullimin e ndëshkimit, e aq më pak ndjesën nga shteti amerikan.

Për këtë arsye konkrete, pa përfshirë të tjera motive dytësore, Sali Berisha troket sot në derë të mbyllur, teksa shkon të votojë privatisht me përkrahësit e tij, në klubet rrotull Ambasadës Amerikane. Ngjarjet e kësaj dite mund të marrin drejtime nga më të pamenduarat, por qysh në mëngjesin e të shtunës është e qartë, ende pa u hapur sipari i Kuvendit të Bashës dhe pa dalë rezultati i referendumit të Berishës, se motivi kryesor i kësaj zallamahie, skedimi amerikan për ish-kryeministrin, do të mbetet gjithsesi në fuqi.

Nga ana tjetër, loja e gjykatave që sapo është hapur mes tij dhe Bashës për statutin e partisë, është një tjetër korsi që mund ta bëjë të pavlefshëm referendumin e sotëm për të shkarkuar Bashën. Çdo vendim skualifikues i gjykatës për ndryshimet statutore të kongresit të para një jave në stadiumin Arena Kombëtare, do ta ekspozonte përfundimisht nismën populiste dhe antiamerikane të Berishës, si një tentativë për krijimin e një strukture paralele brenda opozitës. Që më shumë sesa kokën e Lulzim Bashës, kërkon të heqë qafe hallin personal të Doktorit me Uashingtonin.

Lexo edhe :   Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...