Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kuvendi i së vërtetës dhe nisjes së re

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Nga: Preç Zogaj

Nesër mbahet në Tiranë Kuvendi i jashtëzakonshëm Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur një muaj më parë nga Kryesia e kësaj partie, si një reagim pranues ndaj anëtarëve që kishin firmosur thirrjen e një Kuvendi të tillë me kërkesën e Sali Berishës, numri dhe certifikimi i të cilëve nuk u sqarua kurrë në rrugë institucionale.

Berisha zgjodhi me vetëdije të ndiqte një rrugë të tijën për verifikimin e këtyre firmave, të ndryshme nga ajo që parashikon Statuti në fuqi i PD-së. Rrjedhimisht, vendimet e Kuvendit-miting të 11 dhjetorit u morën në të njëjtën rrugë informaliteti, thënë ndryshe të një Statuti të pashkruar që gjendej në mendjen e tij.

Asnjë palë e dytë apo një palë mbi palët nuk mund ta dijë sa delegatë me të drejtë vote morën pjesë. E vetmja “provë” që ofruan organizatorët ishte “na besoni”. Në ketë mënyrë, Berisha i dha zotit Basha gjithë argumentet për t’i refuzuar e shpallur të paligjshme vendimet që u morën në stadium. Nuk i di arsyet pse i vuri kazmën në ketë mënyrë ligjit themeltar të Partisë Demokratike nga kalon legjitimiteti i çdo vendimi që ka të bëjë me jetën e saj të brendshme.

Ndoshta nisur nga ideja se po udhëhiqte një revolucion që i shkruan rregullat nga e para. Ndoshta për të mbajtur hapur planin B të themelimit të një partie të re “sovraniste”, nëse nuk arrin të marrë të rithemeluar Partinë Demokratike. Ndoshta për të ruajtur gjendjen e një ndarjeje të papërfunduar, duke dashur të fitojë kohë, në pritje të zhvillimeve që do ta lejonin të guxonte marrjen e lidershipit të ndonjë subjekti politik, ndërsa ka frikë ta marrë tani sepse do t’u përçonte menjëherë “non grata”-n e tij zëvendësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rruga që ka ndjekur Berisha është rruga tipike e puçeve institucionale me “mbështetje nga shumica”. E gjithë kjo nën tamtamet “teorive” vendore të momentit, sipas të cilave demokracia nuk është procedurë! Edhe diktaturat dhe diktatorët referojnë shumicën, vijën e masave. Bolshevik do të thotë “shumicë”.

Dallimi mes vijës së masave në diktaturë dhe shumicës në demokraci është se e para përdoret e trajtohet nga udhëheqësit si turmë për t’ua vërsulur armiqve e kundërshtarëve apo si sfond në formën e njollës njerëzore ku ata pozojnë fuqinë e tyre; e dyta është një tërësi individësh të lirë, që kur thirren për të marrë një vendim, procedura dhe rregullat nëpërmjet të cilave shprehet secili bëhen esencë e demokracisë. Prandaj kemi një korpus kaq të gjerë ligjesh e rregullash që rregullojnë çështjet e zgjedhjeve. Pikërisht për ta nxjerrë sa më të vërtetë numrin e zgjedhësve, vullnetin e gjithsecilit.

Por ka një ngjarje pozitive që u ka dhënë një drejtim tjetër zhvillimeve në PD. Pala e Berishës i është drejtuar gjykatës. Nga ky moment beteja bëhet ligjore.

Ndërkaq, radhën për të thënë fjalën e vet e ka Kuvendi i nesërm i datës 18. Ky Kuvend i ka të gjitha letrat për të qenë i ligjshëm, sepse është thirrur sipas Statutit nga Kryesia e Partisë Demokratike. Ai i ka mundësitë të jetë një Kuvend gjithëpërfshirjeje dhe bashkimi i atyre që kishin firmosur dhe i atyre që patën refuzuar të firmosin. Mbi të gjitha, ky i nesërmi do të jetë Kuvendi i së vërtetës për një pikë kyçe që mban ndezur debatin brenda dhe jashtë PD-së dhe që ka të bëjë me numrin e delegatëve që do të marrin pjesë. Arritja e numrit minimal të kuorumit, domethënë gjysmës së anëtarëve, është kushti i mbajtjes së këtij Kuvendi. Transparenca në këtë pikë është baras me legjitimitetin e Kuvendit në sytë e publikut. Me përmbushjen e këtij kushti, e gjithë vëmendja e publikut të interesuar do të fokusohet te mënyra e zhvillimit të punimeve, tek analizat që do të bëhen, mesazhet qe do të jepen dhe vendimet që do të merren.

Ky është Kuvendi i parë Kombëtar i Lulzim Bashës pa dualizmin, dublimin dhe hijezimin e lidershipit të tij nga zoti Berisha. Është Kuvendi i parë pas shumë vitesh që e gjen PD-në të rikthyer në marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja këto janë premisa të forta për suksesin e PD-së në zgjedhje. Po jo vetë suksesi, jo vetë fitorja.

Fitorja kërkon punë, kërkon shumë gjëra. Nëse koha e Bashës si kryetar i çliruar nga gjylet e dualizmit dhe pengesave amerikane ka nisur të shënojë në datën 9 shtator të këtij viti, ai duhet ta demonstrojë në Kuvend këtë risi. Pikësëpari në shndërrimin e Kuvendit në një aulë shembullore të manifestimit të lirisë, arsyes, etikës, tolerancës, respektit, qytetarisë e vlerave të tjera të demokracisë.

Së dyti, në demonstrimin e projektit të modernizimit të PD-së, duke integruar propozimet racionale të kundërshtarëve të tij në parti dhe të asaj pjesë të anëtarësisë që konteston lidershipin e tij. Basha duhet të bëjë të vetën në maksimumin e mundshëm për bashkimin e Partisë, për përfaqësimin e të gjitha grupimeve të mëdha shoqërore që plotësojnë mozaikun e qendrës së djathtë në Shqipëri, për hapjen dhe partneritetin dinamik të PD-së me grupet e interesit, me intelektualët e kështu me radhë.

Së treti, duke qenë se PD përfaqëson të vetmen alternativë të qeverisë socialiste, Basha dhe Kuvendi i nesërm priten të përforcojnë projektin e daljes nga regjimi shumëvjeçar i korrupsionit dhe pandëshkeshmërisë, duke e integruar atë në projektin e madh të SHBA-së dhe aleancës së vendeve perëndimore kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Kuvendi mund të ketë ruajtur të reja të tjera sa i takon së ardhmes, posttranzicionit. E vërteta do të shihet nesër. Piketat e nisjes së re hidhen nesër. /Panorama

 

Tags: kuvendi kombetarPDPrec zogaj

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Fshehje pasurie/ SPAK fundos ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Fshehje pasurie/ SPAK fundos ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Dëgjojini të dy, që të kuptoni të vërtetën e plotë

Dje lindi “partia” berishiste dhe anti-amerikane, nuk u rrëzua Basha

Emrat/Anëtarët e Komisionit që do të organizojnë referendumin në PD







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com