Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zjarr në Qendrën Tregtare në Hong Kong, të paktën 100 persona të bllokuar

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Zjarr në Qendrën Tregtare në Hong Kong, të paktën 100 persona të bllokuar

Më shumë se 100 njerëz janë bllokuar në çatinë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong, në pritje të shpëtimit pas një zjarri që shpërtheu të mërkurën.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për BBC, se të paktën tetë persona u plagosën dhe ishin dërguar në spital.

Policia tha se zjarri shpërtheu në dhomën e makinerive, dhe u zhvendos në skelat përreth ndërtesës. Objekti është aktualisht në rinovim.

Nuk është raportuar për viktima, dhe operacionet e shpëtimit janë ende në proces. Tetë të plagosurit janë të moshës nga 31 deri në 72-vjeç. Sipas autoriteteve, 150 persona janë evakuuar deri më tani.

Të gjitha dyqanet ishin liruar gjatë punimeve të rinovimit, duke lënë në funksion vetëm disa nivele të ndërtesës – kryesisht restorante dhe zyra, sipas South China Morning Post.

Zjarri është klasifikuar si incident i nivelit të tretë, ku pesë janë më të rëndat. Zjarri në Qendrën Botërore të Tregtisë 38-katëshe, në rrugën Gloucester, u raportua për herë të parë në kohën e drekës.

Në mesin e atyre që ishin në ndërtesë kur u përfshi zjarri ishte Meiling Lai, i cili ishte duke drekuar në një restorant kinez në katin e 12-të kur ndërtesa mori flakë.

Ajo i tha BBC-së se alarmi i zjarrit ra rreth 10 minuta, pasi tymi u shfaq për herë të parë në restorant.

“Ne pyetëm stafin e pritjes se çfarë ndodhi, dhe ata thanë se diçka mori flakë në boshtin e ashensorit në katin e pestë, por ata nuk thanë se kishte shpërthyer zjarr”, i tha zonja Lai Grace Tsoi të BBC-së.

“Nuk u dëgjua asnjë alarm. Madje një punonjës i stafit tha: “Nuk po largohemi akoma, mos kini frikë”.

Ajo u bllokua së bashku me rreth 80 njerëz në një podium në katin e pestë, përpara se grupi të shpëtohej nga zjarrfikësit.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Hong Kongqendra tregtarezjarr

TË LIDHURA

SHBA dhe Izraeli eliminojnë një tjetër figurë iraniane,vritet kreu i marinës së Gardës Revolucionare
Bota

SHBA dhe Izraeli eliminojnë një tjetër figurë iraniane,vritet kreu i marinës së Gardës Revolucionare

11:48 | 30/03/2026
Ekskluzive/ Rama hedh firmën, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës
Aktualitet

Ekskluzive/ Rama hedh firmën, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës

11:32 | 30/03/2026
Qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit
Bota

Qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit

10:53 | 30/03/2026
Next Post
Bastisje pas kërcënimeve me vrasjen e kryeministrit Kretschmer

Bastisje pas kërcënimeve me vrasjen e kryeministrit Kretschmer

Vodhën postën në Babrru dhe u arratisën me biçikleta

Vodhën postën në Babrru dhe u arratisën me biçikleta

Berisha plas “bombën”: Lefter Koka nuk është koka e inceneratorëve!

Berisha plas "bombën": Lefter Koka nuk është koka e inceneratorëve!







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Sot seanca në GJKKO/ Ajola Xoxa kërkon lehtësim të masës së sigurisë
Aktualitet

Sot seanca në GJKKO/ Ajola Xoxa kërkon lehtësim të masës së sigurisë

by mirseda
12:19 | 30/03/2026
0

GJKKO pritet të shqyrtojë gjatë ditës së sotme kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së...

PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

12:17 | 30/03/2026
SHBA dhe Izraeli eliminojnë një tjetër figurë iraniane,vritet kreu i marinës së Gardës Revolucionare

SHBA dhe Izraeli eliminojnë një tjetër figurë iraniane,vritet kreu i marinës së Gardës Revolucionare

11:48 | 30/03/2026
Ekskluzive/ Rama hedh firmën, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës

Ekskluzive/ Rama hedh firmën, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës

11:32 | 30/03/2026
Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im…

Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im…

11:26 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com