E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Zjarr në Qendrën Tregtare në Hong Kong, të paktën 100 persona të bllokuar

Më shumë se 100 njerëz janë bllokuar në çatinë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong, në pritje të shpëtimit pas një zjarri që shpërtheu të mërkurën.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për BBC, se të paktën tetë persona u plagosën dhe ishin dërguar në spital.

Policia tha se zjarri shpërtheu në dhomën e makinerive, dhe u zhvendos në skelat përreth ndërtesës. Objekti është aktualisht në rinovim.

Nuk është raportuar për viktima, dhe operacionet e shpëtimit janë ende në proces. Tetë të plagosurit janë të moshës nga 31 deri në 72-vjeç. Sipas autoriteteve, 150 persona janë evakuuar deri më tani.

Të gjitha dyqanet ishin liruar gjatë punimeve të rinovimit, duke lënë në funksion vetëm disa nivele të ndërtesës – kryesisht restorante dhe zyra, sipas South China Morning Post.

Zjarri është klasifikuar si incident i nivelit të tretë, ku pesë janë më të rëndat. Zjarri në Qendrën Botërore të Tregtisë 38-katëshe, në rrugën Gloucester, u raportua për herë të parë në kohën e drekës.

Në mesin e atyre që ishin në ndërtesë kur u përfshi zjarri ishte Meiling Lai, i cili ishte duke drekuar në një restorant kinez në katin e 12-të kur ndërtesa mori flakë.

Ajo i tha BBC-së se alarmi i zjarrit ra rreth 10 minuta, pasi tymi u shfaq për herë të parë në restorant.

“Ne pyetëm stafin e pritjes se çfarë ndodhi, dhe ata thanë se diçka mori flakë në boshtin e ashensorit në katin e pestë, por ata nuk thanë se kishte shpërthyer zjarr”, i tha zonja Lai Grace Tsoi të BBC-së.

“Nuk u dëgjua asnjë alarm. Madje një punonjës i stafit tha: “Nuk po largohemi akoma, mos kini frikë”.

Ajo u bllokua së bashku me rreth 80 njerëz në një podium në katin e pestë, përpara se grupi të shpëtohej nga zjarrfikësit.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...