Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bastisje pas kërcënimeve me vrasjen e kryeministrit Kretschmer

12:40 | 15/12/2021
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Bastisje pas kërcënimeve me vrasjen e kryeministrit Kretschmer

Autoritetet gjermane po veprojnë kundër personave që kërcënojnë me vrasje dhe përhapin urrejtje në rrjetet sociale. Në Saksoni janë bastisur shumë objekte, pas zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit Kretschmer.

Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë, Michael Kretschmer në rrjetin social Telegram, policia në Dresden ka filluar bastisjet. Në aksione janë të përfshira edhe forcat speciale të Policisë Kriminale Shtetërore (LKA), kumtoi policia në Twitter. Deklaratat e anëtarëve të një grupi në rrjetin Telegram kanë sinjalizuar mundësinë e përgatitjes së sulmeve me armë ndaj kryeministrit Kretschmer. Sipas një zëdhënësi të LKA, objektet që janë vënë në shënjestër të bastisjeve janë kryesisht apartamente dhe vendbanime në kryeqytetin e  Saksonisë.

Kërcënimet në Telegram

Sipas një raporti të Televizionit të Dytë gjerman ZDF, kërcënimet me vdekje dhe planet për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë u shfaqën në rrjetin Telegram, e këto kërcënime ndërlidhen me debatet e fundit për vaksinimin me detyrim kundër virusit Corona. Prokuroria e Përgjithshme Publike në Dresden dhe Zyra për luftimin e kriminalitetit në Saksoni kanë nisur hetimet pas publikimit të këtyre kërcënimeve. Qendra Policore për Mbrojtjen nga Terrorizmi dhe Ekstremizmi ka kryer tanimë bastisjet e para, si pjesë e hetimit të kërkuar nga prokuroria publike, nën dyshimet e përgatitjes së një sulmi të rëndë dhe të të rrezikshëm për shtetin.

LKA ka njoftuar javën e kaluar se dyshimet bazohen tek shkrimet e një grupi chat në Telegram të quajtur “Dresden Offline Networking”. “Në komunikimin e tyre dhe në bisedat në takime të filmuara fshehurazi, e ndonjëherë edhe hapur në zonën e gjërë të Dresdenit, janë regjistruar edhe deklarata mbi planet për vrasje”, të Kretschmer dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë së landit të Saksonisë. Kërcënimet kanë shkaktuar zemërim te politikanët. Vetë politikani i CDU-së Kretschmer ka theksuar: “Duhet të marrim të gjitha masat ligjore kundër gjërave të tilla. Njerëzit që mbajnë poste publike nuk duhet të kenë frikë të thonë mendimet e tyre dhe të bëjnë punën e tyre”.

Shqyrtohen mundësitë për masa kundër rrjetit social Telegram

Qeveria e re federale aktualisht po shqyrton mundësinë e masave edhe më të ashpra kundër shërbimeve të mesazheve që përdoren për të përhapur urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) njoftoi në këtë kontekst veprime më të ashpra kundër rrjetit Telegram, i cili aktualisht nuk mbulohet me rregullat e ligjit për kontrolle në rrjete. Nga shkurti i vitit të ardhshëm, ky ligj parashikon një detyrim të përgjithshëm për operatorët e rrjeteve sociale që të raportojnë në Zyrën Federale të Policisë Kriminale përmbajtje kriminale nga fusha e krimit dhe nxitja e urrejtjes. Aktualisht ka interpretime të ndryshme lidhur me këto rregulla ligjore.

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) bëri thirrje për veprime të ashpra kundër rrjetit Telegram – deri në bllokimin e ofertave të këtij rrjeti në Gjermani. “Së pari duhet t’i bëhet një kërkesë e qartë Telegramit për të eliminuar urrejtjen dhe nxitjet dhe kjo duhet të rregullohet me ligj”, tha Söder nga Augsburger Allgemeine. “Nëse ky shërbim prapë nuk pranon të ndihmojë, atëherë ka edhe mënyra për të bllokuar punën e tij”, theksoi ai. “Liria është një e mirë qendrore, por nuk ka kuptim të kemi liri të pakufizuar për armiqtë e lirisë”. /DW

Tags: KretschmerMarkus SöderTelegram

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
Vodhën postën në Babrru dhe u arratisën me biçikleta

Vodhën postën në Babrru dhe u arratisën me biçikleta

Berisha plas “bombën”: Lefter Koka nuk është koka e inceneratorëve!

Berisha plas "bombën": Lefter Koka nuk është koka e inceneratorëve!

Eleminimi i biznesmenit/“Vrasjen e kam bërë unë, babai dhe shoku s’kanë lidhje”

Eleminimi i biznesmenit/“Vrasjen e kam bërë unë, babai dhe shoku s'kanë lidhje”

JU REKOMANDJOMË

Basha: E turpshme zgjedhja e Gramoz Ruçit kryeparlamentar

Basha: E turpshme zgjedhja e Gramoz Ruçit kryeparlamentar

5 vjet ago
Meta e kërcënoi! Ramës i humbet durimi, i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’

Meta e kërcënoi! Ramës i humbet durimi, i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’

3 vjet ago
Rruga “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” tashmë në New York, Hajdari: Jeni shëmbëlltyra e bashkimit dhe kontributit për atdheun

Rruga “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” tashmë në New York, Hajdari: Jeni shëmbëlltyra e bashkimit dhe kontributit për atdheun

3 muaj ago
Mijëra sirianë po përdoren si “mish për top” në përplasjen BE-Turqi

Mijëra sirianë po përdoren si “mish për top” në përplasjen BE-Turqi

2 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com