Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ekonomia turke: Erdogani i bën reklamë “modelit kinez”

4 vjet ago
in Bota, Ekonomi, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti turk ka kontribuar në zhvlerësimin e lirës turke. Megjithatë, Recep Tayyip Erdogan kërkon që të vazhdojë me këtë kurs, që ka pasur sukses në Kinë. Ekspertët thonë se krahasimi çalon.

Ka vite që ekonomia turke është duke u rrënuar nga turbo-inflacioni. Rritja e madhe e çmimeve po i mundon njerëzit. Energjia, banesa ose ushqimet kryesore duhen paguar shtrenjtë që të sigurohen. Më e keqja për shumë turq është se presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe qeveria e tij në Ankara nuk po ndërmarrin asgjë, për të ndaluar këtë zhvillim, përkundrazi. Këtë e treguan edhe javët e kaluara: Me urdhër të Erdoganit Banka Qendrore turke vendosi që të ulë përqindjet e interesit nga 16 në 15 përqind. Ulja e përqindjeve të interesit gjatë inflacionit, është një gjë e pazakontë. Zakonisht Bankat Qendrore e luftojnë inflacionin e lartë me rritjen e nivelit të përqindjeve. Siç pritej erdhi dhe fatura e pagesës: Lira turke ra shumë. Për një dollar amerikan duhen paguar tani 14 lira, rreth 50 përqind më shumë se një muaj më parë. Edhe inflacioni është rritur shumë dhe ka arritur tani më shumë se 21 përqind.
Türkei Symbolbild Inflation

Kush mendonte se Erdogani do i jepte fund kësaj fiaskoje, u zhgënjye. Në vend të saj ai i kërkon njerëzve të kenë durim dhe premton se politika e tij monetare do të ketë sukses në afat të gjatë. Investimet dhe prodhimi do të nxiten menjëherë dhe eksportet do të shtohen. Kjo politikë ekonomike dhe monetare i ngjan “modelit kinez”, tha presidenti sipas mediave turke, para kryesisë së partisë në pushtet, AKP.

Në fakt monedha e dobët i bën më të lira eksportet vendase duke i bërë ato më tërheqëse. Edhe Kina është kritikuar shpesh në të kaluarën se në krahasim me konkurrencën, ka krijuar favorizime duke i rritur eksportet me anë të zhvleftësimit artificial të monedhës. Megjithatë, yuani kinez nuk është krejt i lirë për t’u tregtuar, kursi i tij mbahet në kufij të caktuar nga Banka Qendrore kineze.

Türkei Istanbul | 8. Treffen Turkischer Rat

Erdogani sheh ngjashmëri të tjera midis Turqisë dhe Kinës. Të dy ekonomitë popullore arritën që të kishin rritje edhe në vitin e krizës së Coronës, 2020. Po ashtu, të dyja vendet janë të preferuara nga investitorët, që përfitojnë prej kostove të ulta të punës dhe prodhimit. Megjithatë shumë ekspertë dhe politikanë në opozitë me Erdoganin, thonë se krahasimi me Kinën është absurd.

Krahasim i çalë me Kinën

Turqia nuk mund të orientohet nga modeli kinez, sepse nuk ka ekonomi dhe popullsi aq të madhe, thotë Arda Tunca, nga kryesia e ofruesit të shërbimeve financiare, Eko Faktory. “Aty ka një dinamikë krejt tjetër ekonomike “, thotë Tunca. “Kina ka popullsinë më të madhe të botës dhe tërheq gjithë botën me vete me kapacitetin gjigant të prodhimit.”

Türkei Recep Tayyip Erdogan in Eskisehir

Dhe ndryshe nga Turqia, Kina nuk e ka lënë pas dore specializimin e fuqisë së kualifikuar punëtore. Si ekonomist, ai nuk beson se Turqia ka mjaft forca të specializuara, për ta bërë prodhimin edhe më inovativ. Në vend të kësaj, qeveria turke mbështetet tek fuqia e lirë punëtore nga Siria dhe Afganistani. “Në mënyrë që të industrializohet, Turqia duhet të ndjekë një politikë ekonomike që në afat të gjatë rrit prodhimin, në vend që të luajë me kurset e këmbimit dhe përqindjet e interesit,” paralajmëron Tunca.

Murat Birdal, studiues i ekonomisë në Universitetin e Stambollit, shton se modeli kinez nuk duhet ndjekur nga Turqia. Sepse ai është një model që mund të përdoret nga regjimet autoritare. Po ashtu Bidal thekson se ekonomia kineze nuk e shpërndan pasurinë tek të gjitha shtresat e popullsisë.

Dëmton Erdogani ata që e kanë votuar?

Dikur Presidenti turk Erdogan e arsyetonte suksesin që kishte si politikan me përfitimin që e gjithë popullsia kishte nga rritja ekonomike e viteve 2000. Edhe pjesët e popullsisë fetare në provincat anatole me ekonomi të varfër arritën të mernin një copë nga torta. Por tani janë sidomos turqit me të ardhura të pakta, mes të cilëve edhe shumë votues të Erdoganit, ata që vuajnë nga inflacioni i lartë. Një tendencë, të cilën presidenti e ka thelluar edhe më shumë me presionin që ushtron mbi Bankën Qendrore. /DW

Tags: kineRecep Tayyip Erdoganturqi

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Kuvendi i thirrur nga Berisha, Escobar ultimatum drejtësisë ta hetojë

Berisha do shkaktojë trazira? Policia dhe Garda marrin në ruajtje PD-në

Tubimi në “Air Albania”, amerikanët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com