Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka konfiskuar pronën e biznesmenit, Admir Hoxha.
SPAK ka konfiskuar hotelin e Hoxhës, duke ia kaluar në pronësi shtetit. Përmes një njoftimi Struktura e Posaçme Antikorrupsion bën me dije vlera e kësaj prone është 5 milion euro dhe ndodhet në Rinas.
“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”.
This consfiscated property worth 5 (Five) Million Euros belongs to the Albanian state now! The resort belonged to a structured criminal group dealing with international drug trafficking.
Mission of https://t.co/YUnZs7nura! https://t.co/mL5zWB4ZA9— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) December 10, 2021
Gjykata vendosi sekuestron e këtij resorti më 4 shkurt 2019. Fillimisht hetimet nisën më 14 nëntor 2016 nga Prokuroria e Kavajës. Admir Hoxha është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u arratis nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin e sekuestrimit të laboratorit të heroinës në Has, 19 tetor 2018. Sipas Prokurorisë, Hoxha bashkëpunonte me grupin e Shijakut, ndërsa banda u godit në fillim të muajit tetor.