Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

11 dhjetori: Fitorja e Hidhur e Foltoristëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Pajtim Bello

Thonë se një herë vete dhe vjen kungulli! Por në rastin e Sali Berishës kjo fjali popullore nuk funksionoi. Deri tani kungulli ka shkuar e ka ardhur dy herë dhe po tenton të përsëritij vajtje-ardhjen e tretë. Këtë herë duket se do të mbetet e realizuar vetëm ikja e tij. Vet Saliu e ka kuptuar ditën e festimit të 8 dhjetorit. Ardhja/kthimi do t’iu mbetet në grykë atij dhe pasuesve të tij. Litari ishte i gjatë, e la të vraponte deri në 11 dhjetor 2021. Kjo datë është kufiri kohor, është një kufi më i dukshëm, më i pa kapërcyeshëm edhe se vija e kuqe, që rëndom thuhet për dikë kur i soset vaji i kandilit, koha historike, trashja e zullumit etj.. Në kufirin kohor të 11 dhjetorit është vrima thithëse, në çdo milimetër tej këtij kufiri është rreziku i shtuar i thithjes pa kthim; i dështimit të turpshëm për udhëheqësit e sponsorizuesit e foltoreve dhe i zhgënjimit të një mase njerëzish të cilët me idealizëm pretenduan se po kryejnë një lëvizje të madhe.

Fjalët e udhëheqësve mbarojnë në foltoren e kufirt, atje ku adrenalina tek ndjeksit e tyre do të arrijë nivelin më të lartë dhe kokat e nxehta do të hidhen në veprim. Ata që janë llogaritur mish për top, si edhe herë të tjera, do të mësyjnë gjithçka për të linçuar këdo që lideri shpirtëror i tyre ka anatemuar në këto tre muaj. Në këtë momen zvenitet “shkëlqimi” i foltoreve.

Në sytë e shqiptarëve do të kthehen skenat që jo rrallë iu ka servirur ish lideri i PD me po ata mbështetës që i ka rreth vehtes edhe sot. Objektivi i parë mbetet Selia e PD, vula dhe kolltuku i kryetarit. Prej këtej, nëse do t’iu ecij profecia, do ti vërsulen godinës së Kryeministrisë, ku sipas ish liderit të tyre është strehuar e keqja e Shqipërisë dhe e Kombit Shqiptar; shërbëtorit të bindur të SHBA e cila po na shkel sovranitetin e PD, të Shqipërisë dhe bën tregëti me  territoret e Republikës së Kosovës!.. Pa tjetër që goditjeve të zjarrit berishist nuk do t’iu shpëtojë Ambasdorja Yuri Kim, Z.Blinken dhe Z. George Sorosi, edhe pse në turmë mund të valvitet ndonjë flamur i SHBA; truk ky i çvlerësuar i propagandës së foltoristëve. Do të jetë një betejë ku do të luhet me të gjitha format e taktikat, me të gjitha forcat e mjetet; do të luhen të gjitha për fitoren e hidhur. E ka bërë këtë edhe kur përdori arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari dhe pushtoi godinën e Kryeministrisë e të Radio Televizionit Shqiptar. I njëjti njeri, me të njëjtit njerëz, në të njëjti krim. I eci në 1996 kur e dogji Shqipërinë dhe mijra nëna shqiptare i veshi me të zeza. I eci në shtator 1998 kur përdhosi Azem Hajdarin të ndryrë në arkivol.

Tani është e treta e vërteta; këtë herë kocka do ti ngeci në grykë!.. Strategu, ata që e sponsorizojnë dhe mbështesin këtë betejë nuk e kanë llogaritur mirë raportin e forcave. Dikur koha punonte për kauzën (liri, demokraci, barazi) që ata e përdornin si okeljo për të mbuluar barbarinë, kishin aleatë brenda vendit, në Kosovë dhe jashtë Shqipërisë aleatët Euro Atllantik. Po tani?! Koha nuk punon më për atë dhe për ata, aleatët Euro Atllantik thirren ish aleatë. I vetmi aleat është adrenalina e lartë tek një pjesë e antarësisë së PD e cila ende nuk është çliruar nga ethet e shkëlqimit të rremë të ish liderit. Ish lideri dhe kushdo që do të mbetet ushtar në formacionet e tij do të shijojnë një fitore të hidhur; fundin pa lavdi! Në shesh betejë do të jenë flamuj e banderola të grisura, flamuj të PD, të Shqipërisë e të SHBA të përbuzur e të shkelur nga hidhnakët e pandreqshëm!

Njerëzit do të përdoren si mish për top dhe do të mbulohen nga hieja e turpit që nuk do t’iu fashitet për gjithë jetën e tyre; do ta trashëgojnë edhe brezat. Ish lideri si dhe herë të tjera, me nënqeshjen sarkastike, do të thotë: ”Kjo ishte kërkesa e delegatëve dhe antarësisë që mbushën arenën e Air Albania!. Ishte ortek që nuk mund të ndalej!..”; do të lajë duart si Ponc Pilati. Por këtë herë zifti i mëkatit do të mbetet i ngrirë në duart e tij, natyrisht se do të ketë nxirë edhe të tjerë; më shumë në fytyrë se në duar.

Tags: BerishaFoltorjaPajtim Bello

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Një front i ftohtë do prekë vendin. Rënie temperaturash dhe dëborë në fundjavë

SHBA i jep goditjen e fortë Berishës: Ka pasoja nëse PD zgjedh dikë “non grata”

Ekonomia turke: Erdogani i bën reklamë "modelit kinez"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

by mirseda
21:19 | 04/06/2026
0

Pas diskutimeve dhe debateve të shumta në seancën plenare, janë miratuar me votat e mazhorancës 2 projektligje,...

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com