Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Paralajmërimi i SHBA, jo vetëm për Berishën, por dhe mbulesat financiare të tij

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

Nga: Mero Baze

Sot Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për kontrollin e aseteve të huaja, ka penalizuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa vende të Europës, përfshi dhe Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me urdhërin ekzekutiv 13 818, i cili ka në fokus autorë të korrupsionit, minimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

“Biografia” e njerëzve të vendosur në këtë objektiv, është e ngjashme, dhe në disa raste më pak e rendë, se historia dhe biografia e Sali Berishës, i cili po ashtu është damkosur nga Departamenti i Shtetit dhe më pas është bërë pjesë e juridiksionit të Dekretit të presidentit të SHBA për këtë çështje.

Kjo do të thotë se Sali Berisha është një objekt i mundshëm i aplikimit të këtij ndëshkimi familjarisht, çka do të ishte një thellim i ndëshkimit zyrtar amerikan ndaj tij, në kulmin e një fushate anti-amerikane që ai po përpiqet të ngjallë përmes “Foltores” në shoqërinë shqiptare.

Thelbi i ndëshkimit nuk është se Berisha po ngjall frymë anti-amerikane, por se po përdor metoda politike për t’i shpëtuar ndëshkimit të korrupsionit dhe përballjes me drejtësinë.

Përdorimi i mjeteve politike për të shmangur ballafaqimin me drejtësinë dhe spekulimi me të drejtat politike për këtë çështje, është pikërisht ajo që kanë bërë shumica e kriminelëve politikë në gjithë botën që po futen në këtë listë.

Të tillë janë dhe serbët e Kosovës apo nacionalistët në Serbi, të cilët janë përfshirë sot në këtë listë.

Sali Berisha ka të njëjtin profil si ata. Ai ka marrë damkosjen si udhëheqës i korruptuar, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Paralajmërimi i sotëm tregon se ai mund të jetë subjekt i futjes në listën e Departamentit të Thesarit, ç’ka do t’ia bëjë më të vështirë përdorimin e milionave të korrupsionit kundër demokracisë.

Për t’u bindur për këtë do të mjaftonte të hetohej financimi i “Foltores”, transmetimet e shtrenjta televizive, pagesat për sallat dhe stadiumin “Air Albania”, që bën së paku 50 mijë euro dita, skena e shtrenjtë e marrë në Udine që po udhëton drejt Tiranës për mitingun e 11 dhjetorit, dhe milionat e hedhura në ”Foltoren” në SHBA, për të ngritur pyetjen se si një lëvizje politike anti-amerikane, për t’i shpëtuar ndëshkimit financohet nga paratë e korrupsionit.

Dhe këtu nuk duhet të ndëshkohet vetëm Sali Berisha, por duhet të kthejmë sytë dhe nga ata që bëhen mbulesë e këtij korrupsioni. Armando Duka përshembull refuzon të japë të dhëna për pagesën e faturës, TV Klan e bën në të zezë financimin e transmetimit të “Foltores”, biznesmenë të tjerë janë angazhuar të bëhen mbulesë financiare e një veprimtarie politike që synon mbrojtjen nga drejtësia të një personi të inkriminuar.

Dekreti i sotëm i Departamentit të Thesarit është një kambanë alarmi që bie për ata që kanë vesh. Vesh ka dhe Sali Berisha, por ai është në hall dhe s’ka rrugë tjetër. Puna është ta dëgjojnë të tjerët, që nuk kanë hallin e atij.

Tags: Berishamero bazeSHBA

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Zëri i Amerikës/ Escobar i jep mbështetje Bashës

Zëri i Amerikës/ Escobar i jep mbështetje Bashës

SHBA vulos fundin e elitës së korruptuar në Shqipëri

SHBA vulos fundin e elitës së korruptuar në Shqipëri

Shtrenjtohet ndjeshëm jetesa! Kërcen inflacioni në nëntor, arrin në 3.1%

Shtrenjtohet ndjeshëm jetesa! Kërcen inflacioni në nëntor, arrin në 3.1%







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com