E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

SHBA vulos fundin e elitës së korruptuar në Shqipëri

Nga: Azgan Haklaj

8-dhjetori, Dita e Rinisë dhe aleati tradicional i Kombit Shqiptar SHBA, me zërin e Departamentit të Shtetit nga Gabriel Escobar në selinë e PD-së, çertifikuan zgjedhjen e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me një anëtar një votë dhe strukturat e saj legjitime të zgjedhura nga delegatët përfaqësues të anëtarësisë në kuvendin kombëtar të korrikut 2021.

Ftesa e z Escobar për z. Basha për ta vizituar SHBA-në, shterroj tymnajën boshe të plutokracisë.

SHBA federoj si interlekutor e partnere Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Përpjekjet e z Berisha për rithemelimin e PD-së kanë si synim rrëmbimin e saj, ashtu siç u pati grabitur dhjetorin 90-të studentëve, por do të dështojnë me turp.

Shqiptarët i mbajnë mend dekleratat e z Berisha, se do të mbetem mik i studentëve dhe rroftë shoku Ramiz Alija në Qytetin Studenti.

Ai e grabiti dhe e pronësoj lëvizjen studentore dhe Partinë Demokratike.

Studentët liberatorë dhe rinia guximtare të mbështetur nga qytetaria e Tiranës, shembën diktarurën me mizore të Europës.

Në rrënojat e saj, Sali Berisha kostruktoj regjimin autokratik në të cilën lulëzoj Berishizmi.

Enverizmit ia zuri vendin Berishizmi.

Demokracia e sapo lindur u zhbë nga regjimi abolutist berishian si besëlidhje me Katovicën për vazhdimësinë e sundimit të pinjollëve të familjeve që i kishin shërbyer me zell regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Partia Demokratike mbeti si lëvizje për tre dekada.

Shqipëria këputi zinxhirët e diktaturës gjysëm shekullore, por ra në prangat e autokratizmit e vargonjtë e korrupsionit për tre dekada.

Partia misionare e kombit që rrëzoj diktaturën më gjakatare tani ka misionin për shembien e mureve të korrupsionit.

Lejtmotivi i samitit botëror të sotëm në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ishte:

“Pushteti të korrupton, regjimi absolutist të korrupton absolutisht”

Partia Demokratike me dt 18- të dhjetor do të shndërrohet në parti politike.

Lexo edhe :   Kur Escobarin e lexon me mendjen e gomarit

18- të dhjetori është epilogu i regjimit autokratik, i absolutizmit berishian, fundi i mercenarizmit politik dhe prologu i epokës se re demokratike.

Lexo edhe :   Mbi dy orë në Prokurori, Berisha zbardh dëshminë e tij

11- dhjetori nuk shnderrohet dot në natën e Kadrit për të realizuar deshirat e dumbabistëve e nostalgjikëve.

Berishën e Berishizmin nuk e shpëton dot as sonduku i Palokës, as arka e Noes, as llampa e Aladinit, as gjyshja Doris Pak, as Topi i Mato Grudës, as Arkan Noka, as Evi Kokalari, as Trekëndëshi i Bermudës, as, as….,.

Lokomativën e tij të fikur nuk e ndez dot as nafta virxhinia.

Në dhjetorin e Krishtëlindjeve, rilind shpresa e shqiptarëve.

Një parti- një kuvend.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...