E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Shtrenjtohet ndjeshëm jetesa! Kërcen inflacioni në nëntor, arrin në 3.1%

Çmimet në muajin nëntor kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar shtrenjtimin e shumë produkteve bazë, kryesisht ushqime dhe pije alkoolike si dhe kostot e transportit.

INSTAT njoftoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit të Konsumit, që mat ndryshimin e një shporte bazë mallrash u rrit me 3.1% në nëntor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është rritja më e lartë në më shumë se një dekadë, që nga korriku i vitit 2011, kur inflacioni ishte në nivelin e 3.6%.

Për herë të parë në 10 vjet inflacioni ka tejkaluar objektivin e shënjestruar të bankës së Shqipërisë prej 3%. Deri tani Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, kishte ndjekur një politikë të ndjeshme lehtësuese, duke e ulur normën bazë (instrumentin që ajo ka në dorë për të ndikuar në tregjet financiare dhe ofertën e parasë) në nivele minimale historike prej 0.5%. Banka ka sinjalizuar se mund të ndryshojë kahun e politikës monetare në varësi të ecurisë së inflacionit.

Pse u rritën çmimet

Të gjitha grupet kanë shënuar rritje të çmimeve, por më i fortë ka qenë efekti i ushqimeve dhe pijeve, të cilat zënë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve të një familjeje, me rreth 42% që është më e larta në rajon dhe Europë (në bashkimin Europian kjo peshë është rreth 13%). Si rrjedhojë, çdo shtrenjtim i produkteve ushqimore ka efekt të lartë në inflacion.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,77 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Nëntor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 8,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,7 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,5 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rriten me 13,9 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 8,7 %, “bukë dhe drithëra” me 6,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 5,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 5,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Tetor 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4 % “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %,“Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,2 % pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %, secili. /Monitor

Burimi: INSTAT


 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...