Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prishje pazaresh droge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Prishje pazaresh droge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

Blutë e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”.

Në sajë të këtij operacioni të koduar, janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”,  N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E. V., 31 vjeç dhe H. N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Shtetasit H. N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M. Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të policisë.

Njoftimi

Lezhë

Finalizohen brenda 24 orëve, dy operacione policore, për parandalimin e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë me precedentë të theksuar kriminal.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër personit e pronës, mbajtjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit apo lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”; N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E. V., 31 vjeç dhe H. N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H. N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara. Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë; 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Tags: Lezhëoperacioni Matarotirane

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Plas keq sherri në Maliq, pranga 45-vjeçarit që plagosi dy persona

Pranga 24-vjeçarit të rrezikshëm, po transportonte drogë drejt Tiranës

Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

Qazim Mulleti antizogist, Qazim Mulleti antikomunist

“Siç e ka marrë, do vazhdojë edhe me…”, Ndoka me komentin epik për Donaldin

“Siç e ka marrë, do vazhdojë edhe me...”, Ndoka me komentin epik për Donaldin







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com