E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Siç e ka marrë, do vazhdojë edhe me…”, Ndoka me komentin epik për Donaldin

Nard Ndoka ka qenë i ftuar në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Ai foli rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën.

Politikani nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes së momentit në lidhje me “trekëndëshin” Bora-Donald-Beatrix. Ndoka u shpreh se e ka ndjekur “Big Brother VIP”, e ndërsa me Donaldin kishte një njohje të mëhershme.

“E kam ndjekur nëpër rrjetet sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision. Ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë, do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai.

Ndoka është ngacmuar më tej se nëse do të kishte një “Big Brother” me politikanë, cilat nga gratë e politikës do të donte brenda shtëpisë. Por edhe kësaj pyetje i është përgjigjur pa ngurim duke përmendur Elisa Spiropalin, Belinda Ballukun dhe Grida Dumën. “Do doja Spiropalin, Ballukun dhe Grida Dumën”.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi është surprizuar nga vëllai i tij binjak Romeo. Donaldi u pyet dhe para se ta takonte dhe ai tha se kishte pikërisht nevojë për Romeon, dhe për këshillat e tij. Romeo Veshaj qëndroi shumë pak në shtëpinë e “Big Brother Vip”, pasi banorët arritën ta dallonin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...