Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, reagon ambasadorja Yuri Kim

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Boll me shtirje”/Yuri Kim: Çoni përpara Reformën në Drejtësi!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përgëzuar shortin e hedhur nga Presidenca, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Avokatin e Popullit me përzgjedhjen e anëtarëve të rinj në KED. Sipas ambasadores, shorti transparent i djeshëm i hap rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit të ardhshëm. “Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse, që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Presidenca zgjodhi dje me short anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësues i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative. Pas hedhjes së shortit, janë përzgjedhur anëtarët e rinj, ku Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur përfaqësueset e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Xhaferllarri është një nga emrat e rikonfirmuar në detyrë, e cila aktualisht është edhe anëtare në KED.

Shorti ka përzgjedhur anëtar zëvendësues të Kushtetueses në KED Altin Binajn. Nga kandidatët e Gjykatës së Lartë shorti ka përzgjedhur Sokol Binaj si anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED-it.

Ndërkohë që Sandër Simoni është përzgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë. Nga kandidatët e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka është përzgjedhur nga shorti si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Thoma Jano është përzgjedhur anëtar zëvendësues në KED nga Prokuroria e Përgjithshme. Nga kandidatët e Gjykatave të Apelit janë përzgjedhur nga shorti Edlira Petri dhe Enton Dhimitri si anëtarë të përhershëm. Ridvan Hado është përzgjedhur si anëtar zëvendësues. Nga kandidatët e zyrave të Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit janë përzgjedhur Arta Marku dhe Etien Kapo, ndërsa anëtar zëvendësues është përzgjedhur Genti Xholi. Nga kandidatët e Gjykatave Administrative është përzgjedhur Klodiana Mema (Veizi) si anëtare e përhershme, ndërsa anëtar zëvendësues është përzgjedhur Erarbër Madhi.

Tags: ambasadoreKEDYuri Kim

TË LIDHURA

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit
Politikë

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

21:27 | 03/06/2025
“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”
Aktualitet

“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”

20:33 | 03/06/2025
Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi
Aktualitet

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi

19:56 | 03/06/2025
Next Post
Homazhe për Edi Luarasin/Kapexhiu: Nga qielli u shkëput ylli më i ndritshëm

Homazhe për Edi Luarasin/Kapexhiu: Nga qielli u shkëput ylli më i ndritshëm

Xhelal Mziu nën hetim/ Verifikohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’

Xhelal Mziu: Mbarova universitetin me 10-ta, kam doktoraturë

Hakerohen telefonat e punonjësve të Departamentit Amerikan të Shtetit

Hakerohen telefonat e punonjësve të Departamentit Amerikan të Shtetit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona
Kosovo

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

by mirseda
21:42 | 03/06/2025
0

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka finalizuar me sukses një operacion të gjerë kundër një...

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

21:27 | 03/06/2025
Videoja që ndezi thashethemet, Dea Mishel qartëson: Mos më lidhni me këdo

Videoja që ndezi thashethemet, Dea Mishel qartëson: Mos më lidhni me këdo

21:23 | 03/06/2025
Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com