Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Paradokset politike të Berishës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shitblerja e votës/ Baçi: Vangjush Dako drejton fushatën e PS-së në Durrës

Nga: Agim Baçi

Ish-Kryeministri Berisha, tashmë në një revansh të pamenduar për të rimarrë Partinë Demokratike, tetë vite pasi deklaroi dorëheqjen pa kthim, më shumë sesa një zgjim demokratik i debatit të brendshëm në parti, rezulton se po konsumon një ironi apo tallje publike ndaj demokratëve. Duhet të pohojmë se, të parët që duket se kanë fërkuar duart për këtë revansh, të mbushur me akuza dhe fyerje, janë socialistët që tashmë i konsiderojnë të gjitha akuzat e Berishës ndaj tyre, në vite, si një lojë në favor të interesit të tij politik e personal, por jo të lidhura me të vërtetën, e aq më pak me interesin publik. Dhe pas socialistëve, të tjerët që po fërkojnë duart për këtë betejë, për të relativizuar shpalljen “non grata” nga SHBA, janë ata që janë shpallur deri më sot dhe ata që janë paralajmëruar në një listë të tillë, pasi Berisha po i jep një sinjal të fortë përmes relativizimit të vendimeve të SHBA-së ndaj klasës politike në Shqipëri. Këtu ironia për demokratët qëndron në faktin se, ndërkohë që gjatë gjithë kohës së PD-së në pushtet, apo edhe në opozitë, vetë Berisha ka mbrojtur qëndrimet amerikane kur flitej për çështje të korrupsionit, kur vjen puna për vetë atë personalisht, i konsideron qëndrimet e Departamentit të Shtetit “shpifje” apo “gënjeshtër”.

Ndërkaq, tallja dhe ironia me demokratët ka edhe anën qesharake nga mënyra se si Berisha ndërton akuzat sot për kundërshtarët në parti. Nga një anë ai vetë pretendon se shpallja “non grata” është pa fakte ndaj tij për korrupsion domethënës apo pengim të proceseve demokratike, ndërkohë që po në të njëjtat foltore që kundërshton këtë vendim, ai nuk e ka aspak problem të akuzojë pa fakte Bashën. Ai nuk ka nxjerrë deri më sot asnjë fakt që Basha të ketë ndarë bashkë me Taulant Ballën para për aferën që njihet si “Toyota Yaris”. E megjithatë, kjo nuk e ka penguar Berishën që të akuzojë Bashën si bashkëpunëtor të Ballës, edhe pse thotë se nuk ka fakte në dorë.

Atëherë, cilit Berishë duhet t’i besojnë sot demokratët dhe shqiptarët- atij që kundërshton shpalljen “non grata” se nuk ka parë ende faktet, apo atij që akuzon vetë pa fakte?

Gjithashtu, ish-kryeministri, i cili prej kohësh deklaron rikthimin e tij te konservatorizmi, që pretendon hapjen e partisë me mendimin ndryshe, nuk ngurron të quajë publikisht “derdimenë” ata demokratë që nuk pranojnë të firmosin për të dhe që mbështesin vendimin e kryesisë. Atëherë, a duhet t’i besojnë demokratët Berishës se vërtet do t’i dëgjojë ata që mendojnë ndryshe nëse do të jetë në krye të PD-së? E shkuara e tij në krye të PD-së dhe në krye të qeverisjes ka treguar se ai dhe mendimi ndryshe thuajse gjithmonë kanë shkuar në kahe të kundërta. Kalakula, Selami, Shehi, Pollo, Ngjela, Imami, Zogaj, janë vetëm disa prej emrave që mbajnë në shpinën e së kaluarës së tyre dëshminë politike se si mendimi ndryshe në PD gjatë drejtimit nga Berisha ka qenë akt vetasgjësimi për ata që e kanë thënë atë me zë të lartë.

Gjithsesi, shpifjet ndaj kujtdo pa fakte dhe fyerjet janë vetëm pjesa më e dukshme e talljes që Berisha po u bën demokratëve, të cilët në gjuhën përjashtuese, në fabrikimin e fantazive, e sidomos në vënien e militantëve përballë SHBA-së, tashmë janë futur në një rrugë edhe më të vështirë sesa ajo pas vitit 1997, ku sërish në zanafillë ishte po Sali Berisha që kundërshtonte amerikanët, duke mos i qasur në zyrë, pas zgjedhjeve të shumëkontestuara të majit të vitit 1996. Dhe në këtë rrugëtim, Berisha nuk tregon se, nga vitit 1997 e deri më 2005, edhe pse ish-Kryeministri Fatos Nano ishte shumë më i dobët politikisht se sa Rama sot, që kishte më pak fuqi kushtetuese sesa Rama sot, ai nuk arriti ta largonte atë nga pushteti me protesta, ashtu siç u premton demokratëve sot në foltoret e tij, se do ta bëjë realitet largimin e Ramës vetëm pak ditë pasi të jetë në krye të PD-së, nëse zgjidhet.

Këtu nuk duhet futur edhe tallja tjetër, ajo e krijimit të perceptimit të shtetit ligjor sipas versionit të tij, kur thotë se mund të kishte përdorur miqtë amerikanë për të anuluar shpalljen “non grata”. A mos vallë kë ka menduar gjithnjë, se çdo demokraci duhet të ketë mikun më të rëndësishëm sesa ligjin? Ai e krahason Departamentin Amerikan të Shtetit me ish-zyrtarët e tij, që mjaftonte t’u telefononte dhe mund të anulonin urdhra, tendera, mund të shkarkonin drejtorë që kundërshtonin apo edhe mund të ngrinin fabrika demontimesh. Ai e krahason ligjin amerikan me atë vizitë të tij në shtëpinë e Metës një ditë përpara se të jepej vendimi i gjykatës, ku çdokush e lexoi si një provë force dhe mbështetje të tijën ndaj aleatit të tij përballë drejtësisë.

Këto qëndrime gjatë takimeve me demokratët në rrethe, në mos tallje me dashje nga ana e Berishës, janë të paktën larg dy gjërave të rëndësishme për atë që u nevojitet sot demokratëve- janë qëndrime larg respektit për rregullat dhe shtetin ligjor dhe, e dyta, janë larg ndaj vlerave konservatore, që në themel kanë vetëpërmbajtjen dhe respektin ndaj tjetrit, ndaj ligjit, ndaj dinjitetit njerëzor, ndaj familjes.

Edhe nëse Berisha vetë mendon se kjo është gjuha që duan sot masat, që duan demokratët e thjeshtë, është krejtësisht një përgjegjësi e tij për modelin që ka përçuar për shumë vite në PD, pasi një forcë e djathtë as nuk mbështetet në revolucione, as në linçime, as në asgjësimin e dikujt që mendon ndryshe nga ty. Madje, një nga këto aspekte të talljes së hapur sot me demokratët e thjeshtë është fakti kur kërkon të rrëzojë mbështetjen që ai personalisht i ka bërë Bashës sa herë në PD, në këto tetë vite, kishte zëra kundërshtues, që kërkonin analizë për rezultatet, analizë për lënien e mandateve në Kuvend, analizë për mos hyrjen në zgjedhje lokale apo për mosardhjen e PDsë në pushtet në vitin 2017 dhe 2021.

Dhe të vësh humbjen personale mbi humbjen e partisë, mbi braktisjen e institucioneve, është kryetallja më e madhe, pasi një përpjekje e tillë, vetëm kur të janë prekur interesat personale, është thjesht një rivendosje e kultit të individit. Ky model do të ishte tallja zyrtare për demokratët, të cilët më pas nuk do dinë se ku ndahen me të majtën, ku ndahen me socialistët, ku ndahen me ish-komunistët shqiptarë, që delegjitimimin e tjetrit, sajimin e fakteve të gënjeshtërta dhe eliminimin e kundërshtarit politik, e kanë pasur artin e tyre të mbijetesës jo vetëm në diktaturë, por edhe më vonë.

Tags: Agim BaçiBerishaPD

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
“Me gaz në zemër” – Kancelarja gjermane largohet me nderime ushtarake

"Me gaz në zemër" - Kancelarja gjermane largohet me nderime ushtarake

Varianti Omicron/ Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Varianti Omicron/ Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Çudit Sazan Guri: Kam puthur plaka qëllimisht dhe nuk jam infektuar

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Bum turistësh në Shqipëri/ Mbi 8.9 mln të huaj vizituan vendin tonë në 8 muajt e parë, gushti me rritje rreth 10%
Analizë

Bum turistësh në Shqipëri/ Mbi 8.9 mln të huaj vizituan vendin tonë në 8 muajt e parë, gushti me rritje rreth 10%

by mirseda
15:10 | 25/09/2025
0

Shqipëria ka vijuar të shënojë ritme të larta rritjeje në turizëm dhe lëvizje ndërkombëtare gjatë vitit 2025,...

Kreu i Kushtetueses, Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale, liria është rregulli

Kreu i Kushtetueses, Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale, liria është rregulli

15:08 | 25/09/2025
NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE! Farmacistët ngrenë tenda për tensionin dhe sheqerin në gjak

NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE! Farmacistët ngrenë tenda për tensionin dhe sheqerin në gjak

15:04 | 25/09/2025
Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

15:00 | 25/09/2025
Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, nis hetimi ndaj mjekut në Tiranë

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, nis hetimi ndaj mjekut në Tiranë

14:58 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com