E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Çudit Sazan Guri: Kam puthur plaka qëllimisht dhe nuk jam infektuar

Në një kohë kur shqetësimi është rritur pas shtimit të rasteve me variantin Omicron, ambientalisti Sazan Guri është shprehur kundër masave anti-covid. Ai e konsideron virusin grip, e madje ka puthur edhe të moshuar për t’u infektuar, por kjo nuk ka ndodhur. I ftuar sot në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv, ambientalisti Sazan Guri tha se nuk beson se varianti Omicron është i rrezikshëm. Për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore.

“Janë persona të yshtyr nga elita botërore. Vaksinimi është pjesë e lojës së madhe botërore. Mjekësia nuk përdori racionalizëm! Nuk kanë përdorur shkencën reale! Kur virusi është duke u dobësuar, pse t’i shtrëngon masat.

Ke 70% të njerëzimit në botë të vaksinuar. Ndërkohë që ky që del sërish për vaksinim me detyrim! Nuk ka mundësi ky Omicron të jetë më i fuqishëm, se virusi i parë. Ato janë të pakënaqur se nuk po gjejnë dot një rast me Omicron!

Ja ku jam pa maskë, kam puthur plaka qëllimisht dhe s’më ka gjetur gjë dhe kur jam me grip e quaj rrufë. Ti kujton se do të vdesësh, ndërkohë që prekja është gjëja më e bukur!”, tha Guri.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e ditës së djeshme vendosi vaksinimin me detyrim për punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, në fjalën e saj deklaroi se në datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.

Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...