Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin asnjë shërbim. Mjaft i drejtëpërdrejtë, kreu i qeverisë Edi Rama tha shkurt dhe prerë se do të vijë një moment që do t’u ndalohet të shkojë në punë çdo person pa patur certifikatën e vaksinimit. Po kështu nuk do të kenë asnjë qasje edhe në hapsira të tjera, duke iu referuar marketeve.
Rama iu drejtua edhe pronarëve të dyqaneve që të vaksinohen, pasi në të kundërt do t’u mbyllet biznesi. Në një komunikim me mediat, ai tha se askush nuk mund t’i rrezikohet jeta për disa të pabindur dhe që nuk besojnë tek shkenca. Kryeministri ka marrë ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës kundër Covid. Gjatë fjalës së tij, u shpreh se vaksina kundër Covid-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.
“Bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme. Unë nuk e kuptoj dot se si në shekullin XXI nuk i besohet shkencës. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë, dhe asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. I është mbyllur goja të gjitha mediave të botës dhe i është hapur goja atyre që nuk kanë lidhje me shkencën.
Flasim për tu vaksinuar të gjithë akademitë e botës, dhe flet kundër vaksinash një lumë konspiracioni në facebook e internet. Kjo është skandaloze dhe të fyesh inteligjencën tënde që në vend ti besosh shkencës apo fakteve. Vaksina nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta.
Duhet të jemi të qartë që ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë, sepse mbajmë përgjegjësi. I the të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojë në punë pa pasur kartelën e vaksinimi online. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira, sepse mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete. U them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohet sepse mund tu mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.