Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

Për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeo-politike, jo vetëm ekonomike.

Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve të premten, (26.11) në Elbasan, ku u zhvillua takimi i shtatë, i përvitshëm, mes qeverive të dy vendeve.

Në këtë takim palët njoftuan që në buxhetet e dy vendeve për vitin e ardhshëm janë parashikuar fondet për kryerjen e fizibilitetit të ndërtimit të kësaj hekurudhe, gjë që konsiderohet si fillimi i punimeve për ndërtimin e saj. Krahas marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në takimin e Elbasanit u nënshkruan edhe 12 marrëveshje të tjera që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në të dyja anët e kufirit, marrjen e lejeve të qëndrimit dhe të punës, hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, (Kukës), shkurtimin e ndërsjelltë të procedurave për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore.

Hekurudha Durrës-Prishtinë me rëndësi gjeo-politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në Elbasan se linja hekurudhore Durrës- Prishtinë “është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike, pasi ndihmon edhe rajonin, fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”. Hekurudha Durrës-Prishtinë krijon mundësi edhe për përfshirjen e Mali të Zi pasi projekti parashikon që ajo të kalojë nga Durrësi në Tivar dhe që andej në Prishtinë, duke e bërë kryeqytetim e Kosovës një qendër të linjave hekurudhore rajonale.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara në Elbasan mes dy qeverive banorët e zonave kufitare brenda 30 kilometrash në të dyja anët e kufirit, kanë të drejtë të lëvizin dhe punojnë pa patur leje pune dhe pa kryer procedura kalimi nga njëra anë e kufirit në tjetrën si edhe të marrin leje qëndrimi pesë vjeçare me procedura të përshpejtuara.

Ndër 13 marrëveshjet e nënshkruara të premten në Elbasan përfshihet edhe ajo e njohjes së ndërsjelltë të kontributeve për pensione.

Shqipëria dhe Kosova me një abetare unike

Kryeministri Rama publikoi në takimin mes dy qeverive në Elbasan një zhvillim të rëndësishëm në hapjen e dy vendeve ndaj njëri- tjetrit: përdorimin në vitin e ardhshëm, 2022 të së njëjtës abetare për të mësuar shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Ai tha se abetarja e përbashkët që të do të përdoret në Shqipëri dhe Kosovë mund të shtrihet edhe në hapësira të tjera ku fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqipen.

Marrëveshjet e arritura në takimin mes dy qeverive në Elbasan duket se po shënojnë konkretizim të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve fqinjë. Të dyja palët kanë risjellë në vëmendje së qëndrimet e ndryshme ndaj nismës “Ballkan i hapur” nuk përbëjnë pengesë për rritjen e bashkëpunimit dy palësh. Kryeministri i Kosovës, Kurti e cilësoi hapjen e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj njëra tjetrës ”me shpejtësi”. “Gjithçka tjetër, në rastin më të mirë mbetet e dorës së dytë, ” theksoi ai.

Kryeministri Rama vuri në dukje që qëndrimet e ndryshme lidhur me nismën “Ballkani i hapur” nuk përbëjnë pengesë” që të vendosim të bëjmë së bashku gjërat e duhura  në funksion të së ardhmes së dy vendeve tona”. /DW

Tags: Hekurudhakurtirama

TË LIDHURA

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

08:32 | 23/06/2025
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet  autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet autori

08:10 | 23/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Next Post
Shtohet agresioni/ Cili është plani i Vladimir Putinit për Ukrainën?

Shtohet agresioni/ Cili është plani i Vladimir Putinit për Ukrainën?

Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra-tjetra!

Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra-tjetra!

Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3/ Manastirliu: Po hetohen disa pista

Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3/ Manastirliu: Po hetohen disa pista

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

by mirseda
10:16 | 23/06/2025
0

Liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm të aleancës,...

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

09:58 | 23/06/2025
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

09:42 | 23/06/2025
Man.City siguron vendin në 16-she në Botërorin e Klubeve

Man.City siguron vendin në 16-she në Botërorin e Klubeve

09:30 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com