Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sulm terrorist në Kosovë? Tre të vrarë nga të shtënat me kallashnikov

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sulm terrorist në Kosovë? Tre të vrarë nga të shtënat me kallashnikov

Policia po heton në disa pista, lidhur me vrasjen që tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i një autobusi.

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit, i cili po transportonte nxënës.

Në këtë sulm mbetën të vrarë dy nxënësit; Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç, si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, ka konfirmuar Nikçi.

“Një është i plagosur. Aq sa kemi informacion, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën”, tha Nikçi.

Po ashtu, drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj, ka thënë se personat që kanë ndërruar jetë janë dy nxënës.

Kurti: Policia është mobilizuar për ta hetuar këtë krim të rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Gllogjan të Deçanit. Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se policia është mobilizuar për të hetuar këtë krim, dhe për të mundësuar drejtësi.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”.

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se personi që ka sulmuar mund të ketë qenë i vetëm. Numri dy i Policisë Rajonale të Pejës, përjashtoi mundësinë e ndonjë akti terrorist.

“Nuk mendohet e as bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Nuk ka aso lajme që mund të qarkullojnë. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse, vrasje të trefishtë dhe një të plagosur në gjendje stabile në spital.

Kemi angazhuar të gjitha njësitet elite, njësiti me qen, specialët dhe shumë shpejt bashkohet edhe Prishtina, që nga Drejtori i Përgjithshëm. Kaq mund të them”, tha Elshani.

I mbijetuari i masakrës jep detaje për autorin e krimit

Një prej të mbijetuarve të sulmit me armë në Kosovë, ka zbuluar detaje rreth krimit makabër.

Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov.

“Ishim duke ikur me autobus. Na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar të gjuajë drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, rrëfeu i mbijetuari, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.

Tags: autobuskosovesulmi

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Aksidenti tragjik/Bullgaria do dëmshpërblejë të afërmit e viktimave

Aksidenti tragjik/Bullgaria do dëmshpërblejë të afërmit e viktimave

Burri ekzekuton me ar*ë bashkëshorten më pas edhe veten

"S’di ku kam gruan e vajzën"/15-vjeçarja shpallet në kërkim

Plas sherri në “Big Brother”, Arjola e Antonela për pak sa nuk rrihen fizikisht

Plas sherri në “Big Brother”, Arjola e Antonela për pak sa nuk rrihen fizikisht







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com