Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. 20 të parët jane dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjisë, për të saktësuar nëse këne përdorur, janë apo jo përdorues.
Pas një sërë ngjarjesh kriminale, është kontestuar roli i efektivëve. Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht, dhe kjo kërkesë tashmë po vihet në praktikë. Nano i ka marrë në konsideratë kërkesat, dhe punonjësit do t’i nënshtrohem tashmë një testi, për të verifikuar gjendjen e tyre.