Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Foltorja e Saliut dhe halli i amerikanëve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Dritan Hila

Sado të përpiqesh ta relativizosh vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës, vizitën e Riker apo ato të ambasadores Yuri Kim që tashmë janë rutinë, një fakt është i padiskutueshëm: SHBA po investohen thellësisht në mbajtjen e Bashës në krye të PD. Pa dorashka, ata janë në krahun e tij dhe kundër Sali Berishës. Dhe kjo shkon përtej betejës rutinë të politikës së brendshme.

Të gjithë tashmë jemi të vetëdijshëm se me rënien e Zaev në Maqedoninë e Veriut, erëra siberiane po fryjnë në Ballkan. Shkupi është në teh të shpatës. Ndërkohë në Mal të Zi kemi një qeveri aspak refraktare ndaj Moskës.

Kurse Serbia ka filluar rishtas të jetë aktive jashtë kufijve të saj zyrtarë. Bosnja është objekti i parë i Beogradit. Kurse Prishtina mbetet ende një enigmë nëse kryeministri i saj e percepton realisht përgjegjësinë që ka marrë dhe në krahun e kujt duhet të jetë. Dhe në këtë mes ishte mangut edhe Sali Berisha me Foltoren e tij.

Tashmë gjithkush është i qartë se njeriu që u damkos familjarisht, nuk shikohet si përfaqësues i interesave amerikane në Evropë. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe aq më pak damkosja e ish kryeministrit të një vendi aleat me të cilin ke bërë aleanca dhe pakte të rëndësishme.

Tashmë Berisha në sytë e amerikanëve minimalisht është politikisht i paqëndrueshëm për interesat e tyre; kurse realisht është i dyshuar për aleanca fluide mes lindjes e perëndimit. Gjithsesi në shkallën e dënimit që i është dhënë nga Departamenti i Shtetit, Berisha nuk ka marrë ende penalizmin maksimal. Dhe shkaku është pikërisht qenia e tij si udhëheqës i një vendi aleat.

Për shqiptarët është e qartë e kaluara e gjithë këtij personazhi. Për amerikanët tashmë është imperative që ti presin krahët pasi e kanë kuptuar që njeriu që e përkrahën për 25 vjet është gati të bëjë pakt edhe me djallin për hir të interesave të tij familjare. Ndaj edhe janë investuar tek Basha duke i bërë shpatullën mbështetës.

SHBA nuk mund të lejojnë që fronti i tyre në Ballkan të gërryhet në një pikë që ata e konsiderojnë nevralgjike dhe ca më pak të lenë Shqipërinë pa një opozitë reale dhe qeverinë shqiptare pa një kontroll të brendshëm.

Por natyrisht që si opozitë nuk kanë parasysh pjellën që do të dalë nga foltorja. Për ta Berisha dhe çfarë vjen prej tij është një njeri i rrezikshëm dhe i kompromentuar. Rrjedhimisht i pavlefshëm.

Tags: BerishaDritan HilaFoltorja

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Dhunoi biznesmenin në Nikël, gjykata lë në burg një nga autorët e dyshuar

Portugalia e vendos me ligj: Shefi s’ka të drejtë t’ju dërgojë sms pas punës

Në mbrojtje të parlamentarizmit shqiptar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com