Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“S’ka asnjë mbifuqi nga statuti”, Haklaj: Berisha po bën grusht shteti

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“S’ka asnjë mbifuqi nga statuti”, Haklaj: Berisha po bën grusht shteti

Azgan Haklaj, ish-kryetar i PD-së në Tropojë, një ndër zërat kritikë ndaj ish-kryeministrit, i ka dalë në mbrojtje qëndrimit publik të kryedemokratit Basha, se Berisha nuk ka fuqi mbi statutin. Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së i mëshoi fort faktit se sa të jetë ai kryetar i partisë, nuk ka për t’u mbledhur asnjë Kuvend Kombëtar, që sipas tij, merr në shqyrtim vendime të qeverisë amerikane.

Basha ia bëri të qartë liderit historik të demokratëve, se nuk do të lejojë mbajtjen e asnjë strukture paralele. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Azgan Haklaj, i cili me anë të një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale, demostron mbështetjen e pakursyer ndaj Bashës.

Tejet i drejtëpërdrejtë në përcjelljen e mesazhit, ai akuzon Berishën se po ‘keqpërdor militantët e Partisë Demokratike, për utilitarizmin personal dhe të familjes së tij duke i bërë karshillëk aleatit tradicional të shqiptarëve; SHBA-në’.

Haklaj citon se çdo përpjekje për rrëmbimin e PD-së, e pushtimin e institucionit të opozitës për ta mbajtur për hallet e Berishës e familjes së tij, cënon sigurinë kombëtare dhe është mirëfilltasi grusht shteti.

Sali Berisha e akuzon Bashën si peng të kryeministrit Rama, por kryedemokrati pas “Foltoreve” të këtij të fundit sheh vetëm interesat personale për të bunkerizuar Partinë Demokratike. Nga ana tjetër, Berisha përmes “Foltores” thotë se kjo është garancia për rikthimin e demokracisë në Partinë Demokratike.

Qëndrimi publik i Azgan Haklaj:

Takim i përzemërt me z Lulzim Basha.

Ftoj të gjithë demokratët e Shqipërisë për respektimin e institucionit të votës plebishitare me anë të cilit kanë zgjedhur z Basha dhe mbrojtjen e statutit të Partisë Demokratike që delegatët e kuvendit kombëtarë vetë kanë votuar. Kuvendin Kombëtar e mbledh kryesia dhe keshilli kombëtar me propozim të kryetarit është e shkruar në kushtetutën e partisë.

Edhe sikur të gjithë delegatët të firmosin formularët nuk e thërrasin dot kuvendin.

Statuti e zgjidh proçedurën qartë, ngarkon institucionet e partisë të zgjedhur me votë për thirrjen e kuvendit dhe kur thirret ai.

Zgjedhjet kanë mbaruar.

Lavizjes çartiste të z Berisha po i vjen fundi.

Endrra për rithemelimin e PD-së do mbetet utopi.

Berisha e humbi betejën me historinë pa lavdi e me anë të një levizje të re nuk mund ta rishkruaj më.

Demokracia ka dy shtylla pozitën dhe opozitën.

Partia Demokratike ka zgjedhur organet e saj dhe miratuar statutin nëpërmjet votës së lirë në mënyrë të pakontestueshme.

Berisha po keqpërdor militantët e Partisë Demokratike të Shqipërisë për utilitarizmin personal dhe të familjes së tij duke i bërë karshillek aleatit tradicional të shqiptarëve SHBA.

Çdo përpjekje për rrëmbimin e PD-së e pushtimin e institucionit të opozitës për ta mbajtur peng e bunkerizuar atë për hallet e Berishës e familjes së tij cenon sigurinë kombëtare dhe është mirëfilltasi grusht shteti, por nuk do të ndodhë kurrë.

Statutet e partive janë konform kushtetutës.

Demokratë të Shqipërisë absolutizmi i patriarkut Berisha ka vdekur.

Berisha po përdor me skolastikën e tij dumbabistët si vullnetarët e Enver Hoxhës dhe po barazon vetë berishizmin me enverizmin.

Epilogu i berishizmit është fundi i autokratizmit dhe mbyllja e tranzicionit të gjatë dhe prologu i një epoke të re.

Vajatoret të vazhdojnë kujen dhe dollibashët të mbysin trishtimin me ballë kazani.

Tags: Azgan HaklajbashaBerisha

TË LIDHURA

Ofroi raport seksual dhe i vodhi lekët klientit, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës
Aktualitet

Ofroi raport seksual dhe i vodhi lekët klientit, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës

14:19 | 20/08/2025
Urgjencat në Spitalin e Shkodrës/ Fluks i lartë, deri 240 pacientë në ditë
Aktualitet

Urgjencat në Spitalin e Shkodrës/ Fluks i lartë, deri 240 pacientë në ditë

14:01 | 20/08/2025
Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër
Aktualitet

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

13:06 | 20/08/2025
Next Post
Shtrenjtohet kafeja në baret e kryeqytetit

Shtrenjtohet kafeja në baret e kryeqytetit

Hoxha: Të dënuarit me burg të përjetshëm japin 1 milion euro për t’u liruar

Përgjohet WhatsApp-i/Hoxha zbulon aplikacionin "sekret" të politikanëve

“Vjen me makinë 250 mijë dollarë në Parlament”/Ahmetaj nxjerr blof Palokën

"Vjen me makinë 250 mijë dollarë në Parlament”/Ahmetaj nxjerr blof Palokën

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Ofroi raport seksual dhe i vodhi lekët klientit, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës
Aktualitet

Ofroi raport seksual dhe i vodhi lekët klientit, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës

by mirseda
14:19 | 20/08/2025
0

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 49-vjeçaren e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Last...

Urgjencat në Spitalin e Shkodrës/ Fluks i lartë, deri 240 pacientë në ditë

Urgjencat në Spitalin e Shkodrës/ Fluks i lartë, deri 240 pacientë në ditë

14:01 | 20/08/2025
Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

13:06 | 20/08/2025
Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

13:04 | 20/08/2025
Shkencëtarët: Ajri i ndotur mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët

Shkencëtarët: Ajri i ndotur mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët

13:02 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com