E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Vjen me makinë 250 mijë dollarë në Parlament”/Ahmetaj nxjerr blof Palokën

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur me ironi akuzave të lëshuara nga deputeti i PD-së, Edi Paloka, se lëviz me një makinë super luksoze, vlera e së cilës shkon në 250 mijë dollarë. Duke e demostruar përmes fotove, Ahmetaj i përgjigjet në këtë formë akuzave të lëshuara ndaj tij së fundmi, ku thuhet se vjen në Kuvend me një makinë luksoze “Bentley”.

Statusi

Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro?

Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq

Deklarata e Edi Palokës

Ky shkon tek Nusreti ne Dubai (1 mije dollare bifteku) “per te ngrene nje çap buke” dhe vjen me Bentley (250 mije dollare) ne Parlament e pastaj flet per varferine e shqiptareve…! Rama nderkohe po ben gati dy muaj qe shetit me charter neper bote! E ne kerkojme qe ketyre vetingun t’ju a bej SPAK-u i Rames !!!

Rama, ky dhe ata si ky, vertete qe nuk e kane ndermend te ikin as nga Shqiperia e as nga qeveria po nuk i shporrem! Po keta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe ne Parlament. Me kete situate, ata jane me komode se kurre. Prandaj vazhdojne e tallen me shqiptaret!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...