E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Mbretërimi i ‘femrës El Chapo’ nga kryetare bashkie, në mbretëreshë të kokainës

Një kriminele nga Guatemala e quajtur ‘femra El Chapo’, zhvilloi një fushatë terrori për një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në mbretëreshë të kokainës. Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona” – bosja femër – ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohtë dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut.

Marixa Lemus Pérez ishte udhëheqësja e një perandorie kriminale në Guatemalë.

“La Patrona” u kap nga policia pas arratisjes së saj të parë nga burgu në vitin 2016. Ajo u burgos përgjithmonë në vitin 2017, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që ajo kreu.

Por ka pasur një moment në jetën e saj që Marixa kandidoi për kryetare bashkie, dhe ajo erdhi pas vdekjes tragjike të motrës së saj. Në vitin 2011, motra e Marixës kishte organizuar një takim me njerëz nga komuniteti lokal, teksa po kandidonte për kryetare bashkie të qytetit të Moyuta.

Por në atë ditë, një grup njerëzish të armatosur me armë gjahu dhe AK-47 hapën zjarr në takim duke vrarë tetë persona – duke përfshirë edhe motrën e Marixës, Mayra.

“Fytyra e saj ishte shkatërruar, dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg gjaku”, tha Marixa për Vice News, për trupin e pajetë të motrës së saj. Në vitin 2011, Marixa ndërhyri për të zëvendësuar motrën e saj në garën për kryetar bashkie, por humbi nga Carlos Marroquin.

Dhe gjërat shkuan keq e më keq për “La Patrona” kur në vitin 2015 u dënua me 94 vite burg.

Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së Marixës.

Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende. Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë.

Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje. Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador. Pasi kaloi katër vjet në burgun e grave Santa Teresa në Guatemala, Marixa tha për Vice News se ajo ende po përpiqet të fitojë lirinë e saj.

“Dua të rihap çështjen time”, i tha ajo gazetës. Për shkak të dy arratisjeve të saj të suksesshme nga burgu, Marixës iu dha emri “El Chapo”. Në vitin 2015, bosi meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman – u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Meksikës, Burgu Altiplano, përmes një tuneli të gjatë. Goditja e dytë e burgut të Guzman u pa si një nga momentet më të sikletshme për qeverinë meksikane, pas rimarrjes së zotit të drogës, i cili deri në atë pikë u kishte shmangur autoriteteve për më shumë se një dekadë.

El Chapo u arratis nga i njëjti burg në vitin 2001, përmes një karroce lavanderie që punëtori i mirëmbajtjes Javier Camberos e kaloi nëpër disa dyer dhe përfundimisht doli nga dera e përparme. Guzman aktualisht është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në Institucionin e burgjeve të Shteteve të Bashkuara, ADX Florence.

Burimi i lajmit: THE SUN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...