Për shkak të incidenteve të ndeshjes së djeshme Shqipëri-Poloni, ka ardhur edhe një reagim nga FIFA. Kombëtarja shqiptare do dënohet, për sjelljen e gabuar të tifozëve.
Në minutën e 79’, ndeshja u ndërpre për pak minuta, për shkak të hedhjes se disa shisheve nga ana e tifozëve të kombëtares, pas golit të shënuar nga lojtari polak Swiderski. Përpos Shqipërisë, incidente janë shënuar edhe në ndeshje të tjera të luajtuara në kuadër të “Katar 2022”, Angli-Hungari, për shkak se tifozët hungarez janë përleshur masivisht me policinë duke shkaktuar trazira në stadium.
“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme, mbi sfidat eliminatore të Botërorit, në mënyrë që të marrë vendimet më të përshtatshme. FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni, dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.