E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Sherri për tavolinën/Kushi: S’hiqet mësuesi me një të rënë të lapsit

Sjellja e pahijshme e dy mësueseve të shkollës “Çajupi” në Tiranë, u komentua gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale. Një sherr që degradoi edhe në përfshirjen e familjarëve të tyre, solli një situatë kaotike.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar për të parë lidhur me sherrin që ndodhi mes dy mësueseve, ku katër persona mbetën të plagosur. Kushi sqaroi se masa e pezullimit për dy mësueset u mor jo në mënyrë të menjëhershme, pasi u prit verifikimi i ngjarjes nga ana e policisë.

Sipas ministres, pas të dhënave të ardhura nga policia, u bë pezullimi i mësueseve dhe pritet raporti final i hetimit, për të bërë shkarkimin ose jo të tyre, pasi një mësues nuk mund të hiqet me një të rënë të lapsit nga shkolla. Kushi, duke iu referuar zërave kritikë, shtoi më tej se është ngritur një grup pune, dhe se shqetësimi është i lartë nga ana e prindërve që kanë fëmijët e tyre në atë shkollë.

“Për sa i përket përplasjes në shkollën “Çajupi”, nuk është e vërtetë që nuk kemi reaguar. Të dyja mësueset janë pezulluar nga puna, dhe po analizohet e gjithë çështja. Kemi ngritur një grup pune për të trajtuar situatën.

Jo gjithmonë reagimi i Ministrisë është fytyra e ministrit. Tani që flasim mund të hapni faqen e zyrës Arsimore Tiranë, e cila ka bërë një reagim dhe ka marrë menjëherë masë ndaj mësueseve të pezulluara.

U përdor një kohë e caktuar për të verifikuar ngjarjen me policinë. Jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Ne kemi përgjegjësinë të respektojmë ato rregulla, pasi nuk hiqet një mësues me një të rënë të lapsit.

Pasi verifikohet rasti, ne marrim masa. Pasi e verifikuam me policinë, ne morëm menjëherë masat e pezullimit. Duhet të presim hetimin dhe raportin final të policisë, për të bërë më pas shkarkimin.

Ne kemi Komisionet e Etikës dhe pikërisht këtë kemi bërë, duhet të respektojmë strukturat që ngrejmë dhe nuk mund ta bëj ministri pezullimin, pasi ka struktura dhe ka hirearki. Kemi ngritur një grup pune dhe uroj mos të ndodhin më ngjarje të tilla, se është shumë e rëndë edhe për prindërit që kanë fëmijë aty, shqetësimi është shumë i lartë. Për fat, ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës dhe jo brenda shkollës. Por prapë për ne është shumë rëndë. Etika dhe integriteti për ne është diçka që nuk duhet të cënohet, dhe do të reagojmë fortë”, tha Kushi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...