E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Ai është një fyerje”, Albana Fico shpërthen ndaj Alfred Cakos

Tashmë është publike se konspiracionisti Alfred Cako nuk beson në ekzistencën e virusit, dhe është kundër bërjes së vaksinës, pasi pretendon se e gjitha bëhet për t’i vendosur një mikroçip njerëzve dhe për t’i kontrolluar.

Lidhur me këto deklarata që ai ka dhënë në emisione të ndryshme, ka ardhur edhe një kundërpërgjigje nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Gjatë një takimi me studentët në Elbasan, Fico u shpreh se njerëz të papërgjegjshëm përhapin deklarata të rreme, duke u mbushur mendjen qytetarëve që vaksina ka çip.

“Një Alfred Çako, a ça është ai? Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme, dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji. Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje.

Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty, dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Welcome, vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...