Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja “pas meje qameti”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një shëtitje në boshllëk

Nga: Mero Baze

Piter Lukas, gazetari i njohur amerikan me origjinë shqiptare përshkruan një bisedë me Sali Berishën, në vitet 90, kur e ka pyetur për një pasardhës të mundshëm në PD dhe Berisha i ka kujtuar shprehjen “pas meje qameti…” në frëngjisht. Aksioni i tanishëm politik i Sali Berishës, është fiks finalizimi i kësaj mendësie.

Sali Berisha po përpiqet të fusë PD në një betejë pa krye, vetëm për të treguar që ose kjo parti do të bëjë çfarë do ai, ose të shkatërrohet.

Dhe e gjitha kjo për një arsye të vetme, sepse Lulzim Basha nuk i rezistoi presionit të SHBA kundër Berishës, por e hodhi në rrugë.

Foltorja e tij po përpiqet të mobilizojë njerëzit e mërzitur me Lulzim Bashën, që deri para pak kohësh të nxirrnin sytë t’ua prekje Bashën, të cilët në fakt kanë të njëjtin mentalitet si Berisha dhe sot njësoj si Berisha udhëhiqen nga motoja “Pas meje qameti”.

Lulzim Basha nuk u bë i keq më 2021, as më 2017 as më 2013. Ashtu ka qenë. Kush nuk ka dashur ta shikojë, thjesht ka dashur t’i shërbejë pasi ka kuptuar se ka qenë i përzgjedhuri i Berishës. Të tjerët që e kanë kritikuar nuk kanë pasur gjë me Lulzim Bashën si person, por si një kukull e Sali Berishës. Tani që kjo arsye ka pushuar, ata nuk kanë problem me Lulzim Bashën por me përpjekjet e Berishës për të gjetur një kukull tjetër.

Po kaq qesharake është teza e tyre se gjithë ish-armiqtë e Bashës deri para pak kohe, tani janë mbështetës të tij dhe kjo është një arsye më shumë sipas tyre që Basha ka tradhtuar.

Basha nuk është një njeri i rëndësishëm në historinë e PD që të ketë armiq. PD ka kritikë të saj të ashpër ata që janë kryesisht njerëz që kanë qenë në PD dhe ata nuk kanë gjë me Bashën, por me Berishën. Prozhektorët e tyre nuk janë mbi Bashën, por mbi Berishën. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha. Kjo nuk tregon pozicionin e tij. Ky është një budallallëk ku të çon logjika e berishistëve. Ata janë aty për hallin e tyre, njësoj si këta që ka lënë Luli pa punë.

Problemi që ka PD është se nuk identifikon dot armiqtë e vërtet të saj, por kërkon të shpikë armiq, për të justifikuar betejat personale të Berishës.

Armiku më i madh i së ardhmes së Partisë Demokratike është vetëm një emër dhe ai është Sali Berisha. Çdo kush që punon për të, me objektivin, ose të nënshtrojë PD, ose ta shktarrojë atë, është një armik i rëndësishëm i PD.

Personalisht mund ta ndihmoja Sali Berishën që t’i hidhja dorën e fundit të baltës mbi varr, PD, siç po bën ai dhe mbështetësit e tij, por mua ende më dhimbset PD, pasi nuk kam ndonjë interes tjetër për të, përveç historise sime. Armiqtë real të PD janë pikërisht këta që i janë vënë në resht Sali Berishës në kryqëzatën e tij për ta nënshtruar PD, që ose të rrijë “gatitu” para tij, ose të shkrihet.

Në këtë listë tani nuk është më Lulzim Basha. Ai mund ta shuajë PD, edhe duke mos bërë asgjë, siç nuk po bën, por së paku nuk po turpërohet të plotësojë tekat e një plaku të lig që mendon se “pas tij le të bëhet qameti…”.

Tags: lulzim bashamero bazePD

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Shqipëri-Poloni, shiten 22 mijë bileta. FSHF arkëton shumën stratosferike

Shqipëri-Poloni, shiten 22 mijë bileta. FSHF arkëton shumën stratosferike

Serbët dhe rusët acarohen me Ramën për aspiratat e bashkimit Shqipëri-Kosovë

Serbët dhe rusët acarohen me Ramën për aspiratat e bashkimit Shqipëri-Kosovë

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Xhymertllëku i xhà Edit, kriza energjetike dhe kusia me korrent







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, kreu i KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet
Aktualitet

Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, kreu i KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet

by mirseda
11:03 | 10/10/2025
0

Celibashi: Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë...

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën

10:39 | 10/10/2025
Shtyhet seanca e dytë paraprake për shqyrtimin e akuzave penale. Shkak…

Shtyhet seanca e dytë paraprake për shqyrtimin e akuzave penale. Shkak…

10:36 | 10/10/2025
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

10:32 | 10/10/2025
Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës inspektim në GJKKO, takim edhe me Erion Banin

Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës inspektim në GJKKO, takim edhe me Erion Banin

10:26 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com