E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Shqipëri-Poloni, shiten 22 mijë bileta. FSHF arkëton shumën stratosferike

22 mijë tifozë të pranishëm do të jenë nesër në orën 20:45 në “Air Albania”, pasi do të luhet ndeshja Shqipëri-Poloni. Biletat për këtë takim janë shitur të gjitha, dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga FSHF-ja.

Presidenti Armand Duka ka thënë se është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit, në një kohë që Ministria e Shëndetësisë lejonte vetëm 30%. “Biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende.

Këto janë mundësitë e Shqipërisë dhe pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen. Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot”, është shprehur Duka pas ndeshjes në Hungari.

Duke iu referuar çmimeve zyrtare që FSHF-ja i ka shitur për të gjitha tribunat në “Air Albania”, rezulton se do të ketë një fitim rekord.

Në llogaritjet totale për rreth 22 mijë bileta të shitura, institucioni i futbollit do të arkëtojë të paktën 500 milionë lekë të vjetër. Që prej marsit të vitit 2020, stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe më pas janë hapur me një kapacitet deri në 30%, duke ndikuar në uljen e të ardhurave të klubeve dhe vetë FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...