E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Serbët dhe rusët acarohen me Ramën për aspiratat e bashkimit Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Rama, gjatë një interviste për një media spanjolle, teksa foli për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, u shpreh se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me problemet që mund të ketë Kosova. Sipas kryeministrit, Serbia duhet të njohë patjetër Kosovën, pasi kjo është një çështje që sjell probleme.

“Tensionet janë pjesë e atij procesi. Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten, pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe, pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë. E pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë, plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”.

Pa dyshim, z. Rama, një nga çështjet kryesore është njohja e Kosovës si komb, i panjohur ende nga të 27 vendet, ndërmjet tyre dhe Spanja.

“Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën. Por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, është shprehur Rama.

Deklarata e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama, se bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës mbetet aspiratë, ka sjellë edhe reagimin nga pala serbe. Ministri i Brendshëm serb dhe Presidenti i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës.

Ai u shpreh se kur Rama bën të tilla deklarata, vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK hesht madje edhe BE, e cila shpesh bën thirrje për vetëpërmbajte. Vulin tha se kur Serbia thotë diçka lidhur me këtë çështje, të gjithë reagojnë dhe kanë diçka për të thënë. Por sipas tij, teksa të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe” ka ardhur koha që serbët të flasin.

Lexo edhe :   Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

“Kur kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE-ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje. Kur unë, i cili nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të serbëve, dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një “botë serbe”, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë. Të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe”, serbët duhet të flasin. Pengesa e vetme për “Shqipërinë e Madhe” është krijimi i një “bote serbe”, tha ai.

Lexo edhe :    “Jemi ngritur më të fortë!”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit

Ministria e Jashtme Ruse: Provokim i pacipë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Moska e konsideron të papranueshme deklaratën e Ramës, dhe pret një reagim siç e ka quajtur “të përshtatshëm nga Perëndimi”.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të Madhe është në kundërshtim të madh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe minon stabilitetin në rajon”, tha Zakharova, raporton Tass.

Sipas saj, “kjo deklaratë nuk futet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta nga Beogradi dhe Tirana për të krijuar një treg të vetëm, të cilin ata po e ndërmarrin si pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” së bashku me Shkupin”.

“Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë”, tha Zakharova.

Për deklaratën e kryeministrit shqiptar ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se krijimi i “botës serbe” është e vetmja pengesë, që sipas tij mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...