Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria shpall emergjencën e furnizimit me energji elektrike

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Shqipëria hyri në situatën e emergjencës energjitike, e cila do të zgjasë deri në prill 2022. Prej disa javësh në Shqipëri ka rritje të konsiderueshme të çmimeve të karburanteve e ushqimeve.

Vendimi i shpallur të premten, (08.10) nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, i përgjigjet rritjes tronditëse të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Në një konferencë për mediat pas publikimit të vendimit, kryeministri Rama paraqiti arsyet e marrjes së këtij vendimi. “Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Synimi i qeverisë është të mbrojë konsumatorët, me një rend prioritetesh nga poshtë lart, nga ata që janë më në nevojë e duke vajtur më lart, përmes biznesit të vogël dhe më tej atij të madh”, tha kryeministri Rama.

Kriza energjitike si kriza e Covid

Për kryeministrin Rama kriza energjitike është e krahasueshme me atë të pandemisë Covid-19. “Por ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë që kriza energjitike do të jetë e pranishme deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Rama në konferencën për shtyp.

Qeveria shqiptare synon me vendimin e saj t’i hapë rrugën realizimit të një plani të posaçëm për përballimin e situatës kritike. Tek ky plan përfshihet edhe pezullimi i investimeve të tre kompanive të sektorit energjitik, duke përjashtuar vetëm investimet e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Të shtunën pritet publikimi i masave që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar situatën e emergjencës.

Opozita: Kriza energjitike, pasojë e korrupsionit

Opozita kundërshton përligjjen nga qeveria të krizës energjitike si të shkaktuar nga rritja marramendëse e çmimeve. “Kjo është krizë nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi”, tha Lulzim Basha,  kryetari i Partisë Demokratike, më të madhes në opozitë në Sqipëri. Basha vuri në dukje që  në verë energjia e prodhuar nga burimet hidrike të vendit shitet lirë dhe pak muaj më vonë, blihet energji me një çmim 3- 4 herë më të lartë në tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që u mblidhen shqiptarëve kacidhe më kacidhe”.

Sipas opozitës, kompanitë shtetërore blejnë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare, kur ajo është më e shtrenjtë duke arritur në fund të vitit në një shpenzim prej 140 milionë eurosh, një faturë e lartë kjo, që e paguajnë qytetarët, thekson opozita.

Që prej disa javësh në Shqipëri ka rritje të konsiderueshme të çmimeve të karburanteve si pasoje e rrritjes së çmimit të energjise elektrike. Rritje çmimesh deri në dyfishin e tyre kanë pësuar edhe produktet ushqimore duke përfshirë edhe bukën.

Një protestë qytetarësh kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore e organizuar nga shoqëria civile, u zhvillua ditët e fundit në Tiranë, përballë godinës së kryeministrisë. /DW

Tags: emergjenca energjitikeramashqiperia

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Ku do ndalet Berisha?

“Kemi bashkëjetuar për 1 vit e gjysmë”, dalin sekretet e radhës në “Për’puthen”

U denoncuan nga gruaja e të burgosurit, lihen në burg dy punonjësit në Reç







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com