Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Nga: Mentor Kikia

Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent për fronin, qenka futur në luftë me të. Lufta përfundoi me një pengmarrje dhe me një diskreditim publik të mbretit Kozak. Mediat njoftuan se për të qetësuar situatën ndërhyri vetë Stresi. Kjo është lufta për sundim në një mbretëri që ca si puna ime, nuk e njohin dhe as e kuptojnë. Por mesa duket, ne jemi shumë të pakët.

Kjo luftë për fron, tërhoqi shumë vëmendjen e mediave online. Ajo u ndoq hap pas hapi, edhe live madje (nuk është më si dikur, luftrat janë transparente tani). Audienca maksimale. Vetëm Rama dhe Berisha konkurojnë në rrjet me mbretërit e instagramit.

U shtyva të mësoj pak më shumë për këtë lloj mbretërie. Një video tregonte mbretin Kozak që tymoste hashash dhe i përgjigjej njërit që e shante me libër shtëpie – siç thuhet në gjuhën e kësaj mbretërie. ”O bishe, vet të hëngri b… o bishe, pse u krujte me mu o bishe”- shikimet live rriteshin frikshëm. Edhe videoja me titull “Kozaku pi kokainë live” kishte ecur shumë mirë në rrjet.

Reagimet vazhdojnë. Protagonistët dalin nëpër “konferenca shtypi” për të sqaruar rrethanat, dhe mediat i ndjekin hap pas hapi.

1-Eshtë për të vënë kujën që mediat online, në emër të klikimeve, i dhanë dhe i japin vëmendje ngjarjeve të tilla.

2-Eshtë për të vënë kujën për audiencën e tyre, nga një gjeneratë e destinuar të bëhet llumi i shoqërisë.

3-Eshtë për të vënë kujën që askund në media nuk ka sot një program edukativ për fëmijët. Ndërsa adoleshentët ndahen në grupe fansash të njërit mbret dhe fansa të mbretit tjetër, e përleshen edhe nëpër rrugë pastaj.

4-Eshtë e patolerushme që strukturat e shtetit nuk ndërhyjnë për të bllokuar këto kanale, ashtu siç bëjnë me kanalet që nxisin ekstremizmin fetar dhe tërrorizmin.

A e kuptoni se çfarë adoleshencë e rinie po rritet në këtë vend?

Unë mund të dukem shumë demode, pasi kur isha student mbaja në derën e dollapit të konviktit foton e Kadaresë, ndërsa Tik-Toksat e sotëm mbajnë fotot e atyre që drogohen live në rrjet.

 

Tags: kozakumentor kikiarrjetet sociale

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com