Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kurti vendos reciprocitet ndaj Serbisë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti vendos reciprocitet ndaj Serbisë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Qeveria e Kosovës mori vendimin për të vendosur reciprocitet me shtetin serb, sa i përket targave të makinave. Dokumenti i cili është firmosur nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça, ndalon hyrjen në territorin e Kosovës të të gjithë automjeteve me targa serbe. Si zgjidhje është ofruar mundësia e pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, kohëzgjatja e të cilave është 60 ditë.

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë marrëveshje përcaktohet që të gjithë pronarët e mjeteve që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Forca policore në pikat kufitare në veri të Kosovës

Në kuadër të zbatimit të këtij vendimi, në pikat kufitare në veri të Kosovës janë vendosur forca të mëdha policore. Ministri Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Kryeministri Kurti

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti sqaroi se kjo marrëveshje ka 10 vite që është vendosur në zbatim nga pala serbe. Shefi i ekzekutivit kosovar ka sqaruar se vendimi i marrë dje, nuk ka asnjë qëllim që të cënojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Serbisë, apo të provokojë destabilizim.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serb, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi.

Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti.

Kurti e ka konsideruar marrjen e këtij vendimi, jo si dëshirë të Kosovës, por si imponim nga ana e Serbisë. “Targat e përkohshme nuk janë dëshira jonë, por një imponim nga ana tjetër. Qytetarët tanë kanë paguar për targa të tilla në hyrje të Serbisë për dhjetë vjet”, tha ai.

Kosova, tema kryesore e Këshillit të Sigurisë në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të kryesojë sot seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të zyrës së tij për media, seanca është caktuar për në orën 10:00 në Pallatin e Serbisë.

Ky takim është thirrur pasi të hënën, Kosova vendosi masën e reciprocitetit për mjetet me targa nga Serbia. /Tirana Today

Tags: Albin Kurtikosoveserbitarga

TË LIDHURA

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!
Rajoni

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
Next Post
Kosovë-Serbi: Bllokadë rrugësh në veri, vijon reciprociteti i targave

Kosovë-Serbi: Bllokadë rrugësh në veri, vijon reciprociteti i targave

Sali Berisha dënohet për shpifje

Basha thërret krerët e degëve të Fierit, nisin lëvizjet kundër Berishës

Digjen gjatë natës dy makina në Selenicë të Vlorës, zbulohet pronari

Digjen gjatë natës dy makina në Selenicë të Vlorës, zbulohet pronari







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Serbët me paranoja: Shqiptarët po blejnë bileta
Sport

Serbët me paranoja: Shqiptarët po blejnë bileta

by mirseda
16:31 | 11/10/2025
0

Shqipëria ka mbërritur ditën e djeshme në Nish, teksa sot do të luajë ndeshjen ndaj Serbisë në...

Kurti emëron Vukmiroviçin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kurti emëron Vukmiroviçin ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:28 | 11/10/2025
Egjipti organizon samitin për Gazën, do të bashkë udhëhiqet nga Trump dhe al-Sisi

Egjipti organizon samitin për Gazën, do të bashkë udhëhiqet nga Trump dhe al-Sisi

16:20 | 11/10/2025
Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, edhe në Leskovac

Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, edhe në Leskovac

16:18 | 11/10/2025
IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com