Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel!

Nga: Artan Fuga

Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel! Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh të mëdhenj na zgjedhin ne për të dhënë lamtumirën politikës! Më kujtohet kur erdhi presidenti Bush që thanë se edhe i vodhën edhe orën, sigurisht për kujtim! Nga njëra anë sepse ne nuk i kursejmë fjalët e mira, dhe nga ana tjetër se kombet e tjerë janë shumë pragmatistë: Sa je, je, kur nuk je, nuk je!

Ne dimë të bëjmë qoka!
Zonja Merkel ka qenë një drejtuese e madhe e një kombi të madh dhe shteti të fuqishëm. Nga gratë, ajo është po aq e madhe në klasin e saj të pashembullt sa edhe zonja Thaçer!
Sigurisht do të mendoja subjektivisht se ndejti kot aq gjatë në pushtet sepse në fund, vitet e fundit, kisha përshtypjen se i kishte duart e lidhura disi dhe aksioni i saj politik u zbeh gradualisht. Vetëm ish presidenti Obama diti ose iku kur ishte në majë të popullaritetit të tij!

Sigurisht në Tiranë mirë do të ishte të kishte takuar veç zotit Rama, edhe nga opozita, kryetaren e Kuvendit apo Presidentin sepse kështu do të dilte më në pah jo thjesht ana e saj kryeministrore, por raporti i saj me kombin shqiptar pa ngjyrime politike. Por, protokollin e dinë ata! Mua më erdhi shumë keq që zonja Merkel nuk u ftua nga zonja Nikolla të mbante një fjalim në Kuvend, por u mbyll në takime në Pallatin e çliruar nga partizanit Meke!

Nuk ishte dinjitoze nga ana jonë! Të gjithë deputetët duhet t’i ishin ngritur në këmbë! Opozita duhej ta kishte formuluar këtë kërkesë te zonja Lindita Nikolla. Mbase e kishte mendjen gjetiu! Ajo për mua ka meritën se për vendet e Ballkanit, arriti në përfundimin që askush tjetër nga drejtuesit evropianë nuk e pati, se Ballkani duhet pranuar në BE pale se nuk plotëson kërkesat e BE, dhe Shqipëria veçanërisht nuk plotëson asnjë kërkesë për integrim. Ajo si grua e madhe kuptoi që Ballkani para së gjithash është zonë gjeopolitike që duhet futur në shtëpinë evropiane, pastaj të shohim si mund të qytetërohet politikisht!

Kështu e kam parë strategjinë dhe filozofinë e saj politike! Ajo ishte e vetmja që ua vinte dy këmbët në një këpucë këtyre liderave ballkanikë, pa gilivili, të cilët “vrasin” “babain”, por “mamin” e kanë frikë e tmerr. Sado që në Berlin bënë dhe akte rrugaçërie para saj. Por ajo nuk u tut!

Sigurisht plani i saj nuk eci. Për këtë nuk ka faj ajo, nuk është dështim. Kur elitat politike shqiptare nuk dëshërojnë të hyjnë në BE, çfarë do të bënte ajo?

Për më tepër ajo është sabotuar sot nga Foto Cami që në 1987, kur dogmatizmi i udhëheqjes shqiptare të asaj kohe nuk ishte veçse pjesa e çfaqur e taktikës dhe strategjisë për ta mbajtur larg Gjermaninë nga zona që nuk i përkiste Austro – Hungarisë të dikurshme!

Zonja Merkel ishte deri në fund një zonjë e madhe në politikë, në nivelin e reputacionit të vendit të saj! Rrallë ndodh që individi drejtues të jetë në nivelin e kombit që përfaqëson. Sot po ndodh gjithnjë e më pak në të gjithë botën. Zonja Merkel një zonjë e madhe në politikë!

Tags: artan fugaMerkel

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Rama 3″/Administrata me rritje page, shkon në 85 mijë lekë në muaj

"Rama 3"/Administrata me rritje page, shkon në 85 mijë lekë në muaj

Kosova pritet të pranojë mbi 4 mijë doza të Pfizerit

200 milionë doza vaksinash për vendet e varfra 

Nesër pritet përkeqësim i motit, parashikohen reshje shiu

Kthjellime dhe vranësira të lehta, temperatura deri në 33 gradë







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com